• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?”

4 November, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm, Ilir Meta i ka dhënë fund një tradite gati 30 vjeçare, ku kreu i shtetit e trajtonte si detyrim mospengimin e ministrave që kërkoheshin nga një kryeministër i zgjedhur me votën popullore.

Paraardhës së tij, nga Mediani, që kishte më shumë kompetenca kushtetuese e deri tek Nishani, janë joshur shumë ta bëjnë këtë gjest, sa spektakolar po aq dhe prej protagonisti, por në fund e kanë lexuar ligjin themeltar të shtetit në një mënyrë të ndryshme nga kjo e sotmja.

Pra, në këtë kuptim, Ilir Meta ka kryer një gjest historik, i cili do të mbahet mend gjatë në manovrat e politikës së përditshme, që do të shënohet nga historianët e marrëdhënieve mes institucioneve dhe do të debatohet nga konstitucionalistët.

Pikërisht se është një precedent i rrallë, megjithëse jo vetëm për këtë, Ilir Meta e ka për obligim të mos e kalojë këtë akt, me një njoftim steril, ku mungonin arsyetimi dhe argumentet. As njerëzit e zanatit dhe as publiku i gjerë, nuk mund të binden nga fraza standarde se Ilir Meta “nuk ka krijuar bindjen për t’i dhënë besim” Sandër Lleshit.

Një ditë më parë, kur presidenti i vendit, në një intervistë për “Fakt” solli paralelizmin me homologun e tij Italian, Matarrella, ai u mbështet tek ky shembull për të thënë se edhe një kryetar tjetër shteti me kompetenca të ngjashme, i kishte refuzuar dekretimin e një ministri të shumicës.

Por, pavarësisht nga interpretimi juridik që mund t’i bëhet kompetencave kushtetuese të njërit dhe tjetrit, krahasimi me Italinë nuk është i plotë. Sepse Mattarella refuzoi ministrin e ekonomisë, të koalicionit populist mes 5 Stelle dhe Lega, duke dhënë edhe arsyet. Ai vuri në dukje rrezikun që ky emërim përmbante për marrëdhëniet e Romës me Brukselin, për tronditjen e tregjeve financiare dhe për ardhmërinë e euros.

Pra, akti i Metës me atë të Mattarellës në përmbajtje ndryshojnë shumë.

Në rastin Italian kemi argumentim, respekt dhe transparencë ndaj publikut dhe mbi të gjitha garancinë se nuk është çështje bindjesh, por faktesh.

Në rastin e Metës të gjitha këto mungojnë.

Dhe ato nuk mund të arsyetohen me justifikimet se Lleshi shkoi për lesh pasi vajti me një ditë vonesë në takim, as me thashethemnajën se ai ka bashkëpunuar me sigurimin dhe as me alibinë se ka qenë ish ushtarak, prandaj nuk mundet të drejtojë një ministri të depolitizuar.

Ilir Meta nuk ka pse fshihet këtë radhë, kur ai vetë ka krijuar praktikën tejet të mirëpritur të argumentimit në filigran të rrëzimit të ligjeve qeveritare, si në rastin e atij për shembjen e teatrit.

Vërtet që kësaj here, duke marrë anë në një çështje tejet delikate të interpretimit të kushtetutës, ai mund të ketë bërë më shumë rolin e opozitarit, sesa atë të njeriut që qëndron mbi palët.

Vërtet ai mund t’u jetë bashkëngjitur këtë radhë të gjithë atyre që mendojnë se çdo gjest obstruksioni kundër regjimit kriminal dhe kleptokratik të Ramës është në në mirë të publikut.

Të gjitha këto mund ta kenë shtyrë të interpretojë ndryshe nga paraardhësit nenet për dekretimin e ministrave.

Por, pavarësisht nga këto, ai është i detyruar të mos e injorojë publikun duke i servirur si të vërtetë të pakundërshtueshme, bindjen e tij të brendshme. Meta duhet ta shpjegojë aktin e tij. Ai ka obligim të sqarojë si logjikën konstitucionale ku është mbështetur, po ashtu edhe cenet personale të kandidatit për ministër.

Vetëm kështu, ai mund ta përligjë aktin e tij, që nuk ka dyshim që po bëhet për të minuar Ramën.

Por që mund të kthehet lehtësisht në boomerang, nëse mbështillet nga të njëjtat praktika okulte që zbaton edhe kryeministri për vendimet e veta.

Paraardhëse

6 orë në det duke luftuar me vdekjen, si u shpëtuan peshkatarët në Vlorë (VIDEO)

Pasardhëse

Rama dhe Meta takim 90 minutësh në Presidencë, ja për çfarë folën

Pasardhëse

Rama dhe Meta takim 90 minutësh në Presidencë, ja për çfarë folën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.