• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Moti i lig godet Durrësin dhe Vlorën (VIDEO)

30 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjaftuan sërish pak minuta shi për të shkaktuar përmbytje në Durrës, ku paralajmërimet mund të vlejnë vetëm për anijet që lundrojnë në det, por jo për njerëzit në rrugët e shndërruar në lumenj.

Në Durrës janë përmbytur edhe pjesërisht trotuare në kryqëzimet e lagjeve të ndryshme të qytetit bregdetar. Qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve është vështirësuar ndjeshëm. Intensiteti i reshjeve, si dhe amortizimi e bllokimi i rrjetit kullues nga mbetjet, e la ujin në sipërfaqe, veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve pranë stadiumit “Niko Dovana”, te Lagjja e Re, te ish-parku sportiv, në afërsi të hyrjes së portit detar dhe përgjatë rrugës “Skënderbej”.

Moti i lig që ka përfshirë dy brigjet e Adriatikut ka shkaktuar probleme në portin më të madh të vendit, duke pezulluar veprimtarinë përpunuese dhe lundruese të tij. Por jo vetëm në Durrës. Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve Detare ka urdhëruar marrjen e masave nga autoritetet dhe operatorët portualë në të katër portet e vendit, për të shmangur incidentet e mundshme nga dallgëzimi i fortë, që rregjistron forcën 8-9 ballë në det të hapur.

Tragetet e linjës Bari-Durrës, që duhej të niseshin nga Porti i Barit mbrëmjen e së hënës kanë nisur lundrimin drejt Durrësit vetëm mëngjesin e së martës. Edhe tragetet nga Durrësi janë nisur drejt Italisë me disa orë vonesë.

Reshjet e dendura dëmtuan vitrina dyqanesh pranë stacionit të autobusave në Vlorë si dhe pemët kryesisht në zonën e skelës.

Edhe në Vlorë, deti me fuqi deri në 8 ballë e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve lundruese. Nga kapiteneria konfirmohet se të gjitha mjetet lundruese janë urdhëruar që të mos dalin në det për shkak të erës së fortë.

Video:

Paraardhëse

Si do të funksionojë “vetting-u” i kompanive për tenderët publikë! Nga përjashtimi në gara te refuzimi i lehtësive

Pasardhëse

Gjermania ndryshon politikat e pranimit të emigrantëve, kush mund të pranohet

Pasardhëse

Gjermania ndryshon politikat e pranimit të emigrantëve, kush mund të pranohet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.