• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Si do të funksionojë “vetting-u” i kompanive për tenderët publikë! Nga përjashtimi në gara te refuzimi i lehtësive

30 October, 2018
në Botë, Ekonomi, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit disa ndryshime ligjore që në thelb synojnë të pengojnë aksesin në fonde publike të operatorëve ekonomikë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Përjashtimi nga tenderët publikë

Ndryshime të rëndësishme janë ndërmarrë në ligjin për prokurimet publike që parashikojnë skualifikimin nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike për çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:

a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
b) Korrupsion;

c) Mashtrim;
ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;

d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
e) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;

f) Falsifikim;
g) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndryshimi parashikon gjithashtu se “detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.” Në këto kushte, në tenderët publikë konkurrentët tashmë do të duhet të dorëzojnë edhe dokumentacion shtesë si vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton “pastërtinë” e ofertuesit. Në këtë linjë është ndryshuar edhe ligji “Për investimet strategjike”.

Operatorët ekonomikë do të përjashtohen nga përfitimi i statusit subjekt investues strategjik, kur ka të dhëna se subjekti është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mësipërme. Edhe në këtë rast, krahas dokumentacionit të kërkuar për kontratën, duhet të shtohen edhe dokumentet që vërtetojnë “pastërtinë” e konkurruesit. Me këtë synim janë ndërmarrë ndryshime edhe në ligjin për turizmin. Ndryshimet parashikojnë përjashtimin nga mbështetja dhe lehtësitë për çdo investitor/operator menaxhues kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të mësipërme. Edhe ligji për ndihmën shtetërore është ndryshuar duke parashikuar përjashtimin nga përfitimi i ndihmës shtetërore kur ka të dhëna se subjekti përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mësipërme.

Paraardhëse

Prezantohet “Arkivi online”, tashmë të gjitha dokumentet mund t’i sigurojmë direkt nga shtëpitë tona (FOTO)

Pasardhëse

Moti i lig godet Durrësin dhe Vlorën (VIDEO)

Pasardhëse

Moti i lig godet Durrësin dhe Vlorën (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.