• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Renato Mekolli reagon për herë të parë: Sa për Teftën, kush është Tefta?

29 October, 2018
në Rozë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy javë më parë, nisi formati “Hell’s Kitchen”, i cili shkaktoi reagime negative veçanërisht ndaj sjelljes së cilësuar si arrogante të shef Renato Mekollit.

Në një intervistë për “Revista Who” rreth këtyre komenteve, ai shpjegoi situatën e krijuar për sjelljen e tij në “Hell’s Kitchen”, duke thënë se i priste këto reagime.

“Nuk është se nuk e prisja. E prisja me thënë të drejtën, por nuk është ky një format që unë e krijova vetë. Është një format amerikan, një patentë e blerë, në të cilën unë thjesht po bëj rolin tim, rolin e një shefi kuzhine që jep të gjithë argumentet e tij dhe të gjitha reagimet në kohë reale brenda, pasi çdo pjatë dhe çdo ushqim që kalon aty ka të bëjë me shëndetin e klientit dhe gjithçka duhet të jetë e kuruar në detaje.”– tha ai.

Ndërkohë përsa i përket deklaratës së Zonjës Tefta, Renato e injoroi rolin e kësaj të fundit duke thënë se ajo është thjeshtë një personazh televiziv.

“Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë. Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një ‘reality show’ gatimi, i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare. Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë. Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin”.– u shpreh Renato.

Paraardhëse

Tuna bëhet shkak i përçarjes së këtyre tre personazheve publike, ja çfarë ndodhi (FOTO)

Pasardhëse

I armatosur deri në dhëmbë, ja çfarë i gjeti RENEA terroristit grek

Pasardhëse

I armatosur deri në dhëmbë, ja çfarë i gjeti RENEA terroristit grek

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.