• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj dhuron kompjutera për shkollën “Isa Boletini”: Betejën për të hequr kulturën e shpifjes po e kthejmë në të mira materiale për shkollat

25 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalli fajtore Partinë Demokratike dhe një nga këshilltarët e saj bashkiakë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Siç premtoi dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim drejtorin e shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz, të cilit i dhuroi dy kompjuterë për laboratorin e informatikës, të blerë me paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi. Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do të ndihmojë nxënësit e Kodër – Kamzës që të mësojnë gjuhën e kompjuterit.

“Jam shumë i lumtur që sot sepse betejën për të hequr kulturën e shpifjes nga Tirana po e kthejmë në të mira materiale për shkollën “Isa Boletini”. Këto janë dy kompjuterët e parë që duam t’ia dhurojmë shkollës. Mezi pres që fëmijët, përveçse të dalin mirë në gjuhë, letërsi, matematikë, të mësojnë edhe këtë lloj gjuhe, gjuhën e kompjuterit. Sot gjithmonë e më shumë njerëzit thonë: – “Di anglisht? Pastaj, pyetja tjetër është: Di kompjuter? Dua që fëmijët në Kodër – Kamëz e në Institutin Bujqësor të dinë edhe anglisht, të dinë edhe shqip shumë mirë, por të dinë edhe kompjuter si gjuhë e re”, tha Veliaj.

Duke përshëndetur nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes, ai theksoi se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsim. “Angazhimi i kryeministrit dhe porosia që u është lënë të gjithë atyre që shërbejnë ndaj publikut, qoftë në bashki, qeveri, parlament, është që çdo para që vjen nga fondet e betejave kundër shpifjes të kthehet në fond për arsimin. Jam shumë i lumtur që me këta dy kompjutera të parë, nisim laboratorin e shkollës “Isa Boletini”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh se investimet të bëra në këtë shkollë gjatë këtij viti, tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar të ardhmes së qytetit, që janë fëmijët. “Jam i lumtur që kemi rindërtuar shkollën, sot nuk ka më mësim me dy turne; jam i lumtur që dëgjoj nga drejtori se nxënësit po dalin me 10, janë krenaria jonë! Besoj se ky qytet e ka vënë bastin tek e ardhmja e këtij qyteti nga 10-at e nxënësve. Unë besoj te ky lloj basti, që fëmijët e Kodër Kamzës, në Institutin Bujqësor, duke dalë mirë me mësime, duke ecur përpara, i kanë dhënë shans familjes së tyre të dalin nga varfëria e të lulëzojnë në qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

Drejtori i shkollës “Isa Boletini”, Bexhet Aga, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që ka treguar në vijimësi për shkollën “Isa Boletini” dhe në mënyrë të veçantë për dhurimin e këtyre kompjuterëve. “Dua t’ju falenderoj në emër të gjithë fëmijëve dhe stafit pedadogjik të shkollës. Fill pas investimit që realizuat në këtë shkollë, po bëni edhe këtë dhuratë për sallën e kompjuterëve. Tregoni edhe njëherë që si prind i ri, interesi është më i madh për fëmijët. Mirënjohje për gjithçka keni bërë për atë zonë!”, tha Aga.

Paraardhëse

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm për ata që duan të bëhen juristë

Pasardhëse

DENONCIMI/ Ja dokumenti që fsheh Edi Rama për Vangjush Dakon (FOTO)

Pasardhëse

DENONCIMI/ Ja dokumenti që fsheh Edi Rama për Vangjush Dakon (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.