• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbyllen edhe bastet sportive online: Tani mund të luani vetëm në Lotarinë Kombëtare dhe Telebingo

23 October, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një shtesë në propozimin e kryeministrit për mbylljen e basteve sportive u miratua të martën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për të përfshirë edhe “bastet në distancë”, gjë që sjell mbylljen e kompanisë së vetme të licencuar në këtë fushë.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi me ndryshime projektligjin e qeverisë që parashikon mbylljen e industrisë së basteve sportive nga një janari i vitit të ardhshëm, duke përfshirë në listën e aktiviteteve të ndaluara edhe “lojërat në distancë”, termi zyrtar që përdoret për aktivitetin e basteve në internet.

Ndryshimi i projektligjit erdhi pas presionit disaditor nga ana e opozitës, e cila argumentonte se me propozimin e Ramës, në Shqipëri do të mbylleshin të gjitha pikat e basteve, përveç një kompanie të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për “baste sportive dhe kazino në distancë”, një licencë e gjerë që përfshin pothuajse të gjitha aktivitetet e bixhozit.

Në rast se propozimi miratohet në variantin ekzistues të Komisionit të Ekonomisë, vitin e ardhshëm në Shqipëri do të mbeten vetëm kazinoja e Tiranës, Lotaria Kombëtare dhe Telebingo Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama zuri në befasi shqiptarët më 10 tetor kur deklaroi se do të mbyllte të gjitha bastet sportive si një propozim i ri ligjor, krahas mbylljes së pikave të lojërave elektronike, të cilave u mbaron licenca sipas ligjit aktual në fuqi më 31 dhjetor.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi draftin në mbledhjen e së martës ndërsa kryetari i Komisionit Erion Braçe deklaroi se deputetët gjendeshin nën presion të lartë nga industria dhe se kishin marrë “kërcënime kriminale”. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se propozimi do të miratohet në seancë plenare të enjten ndërsa është ankuar se deputetët e tij kanë marrë kërcënime të shumta, por nuk ka bërë të ditur nëse deputetët kanë dorëzuar kallëzime në prokurori për kërcënimet.

Mbyllja e basteve sportive dhe zbatimi për herë të parë në dy dekada i nismave për pastrimin e qyteteve shqiptare nga kazinotë elektronike është një masë që dukshëm mikpritet nga qytetarët dhe ajo është bërë tema e parapëlqyer e diskutimit për kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, industria e basteve sportive e përbërë nga tre kompani, i bëri një ofertë publike të hënën qeverisë duke kërkuar mosmbylljen totale të tregut, por përgjysmimin e pikave të basteve brenda vitit 2019 dhe uljen e mëtejshme të tyre më vonë.

Artan Shyti, përfaqësues i tre kompanive, TopStart, ITSGA, Lottosport, propozoi “reduktimin e pikave të basteve deri sa të arrihet në një numër normal”. Ai kërcënoi me “betejë ligjore” në rast se ligji miratohet, por nuk shpjegoi se çfarë sfide ligjore mund t’i bëhet një ligji, me përjashtim të ankesës në Gjykatën Kushtetuese.

Duke iu përgjigjur propozimit të industrisë, Braçe deklaroi se bastet do të mbyllen, ndërsa ndryshimet e shtuara në komision mbi draftin e qeverisë përfshijnë mundësinë që në të ardhmen, aktiviteti i basteve sportive të licencohet si sipërmarrje nën pronësi shtetërore.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në opozitë akuzon qeverinë se me mbylljen e basteve sportive po krijon një situatë monopol për një kompani të vetme, Univers SH.A, e cila, pak kohë më parë, është licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për aktivitetin e basteve sportive dhe kazinosë në internet. Univers Sh.A operon përmes markës Bastarena. Ajo pranon pagesa përmes kartave bankare me akses në internet si dhe përmes një numri kompanish që kryejnë shërbime financiare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përfshirë Posta Shqiptare, kompania publike e shërbimeve postare dhe financiare.

Qeveria nuk e ka shpjeguar qartë se çfarë do të ndodhë me këtë kompani, por ka hedhur poshtë akuzat në përgjithësi si “shpifje”. Vetëm të martën, në draftin e qeverisë u shtua togfjalëshi “lojëra elektronike në distancë” në listën e licencave ekzistuese që ligji i ri synon të anulojë duke i shkurtuar afatin deri më 31 dhjetor 2018.

Shqetësimet mbi lojërat e fatit duket se nuk mbarojnë me ligjin për mbyllje. Tregu aktual i basteve dhe i bixhozit, sipas bilanceve të kompanive të licencuara të analizuara nga BIRN ishte rreth 124 milionë euro në vitin 2017. Por vetë kryeministri Edi Rama dha një shifër tjetër për shumën e qarkulluar në këtë treg. Sipas tij, mbyllja e bixhozit do të transferojë rreth 700 milionë euro nga industria e basteve te buxheti i familjeve. Nuk bëhet e ditur se ku mbështete ky vlerësim i kryeministrit, i cili sugjeron se rreth 80% e xhiros në industrinë e basteve është aktivitet ilegal.

Paraardhëse

Tjetër hetim për Bashën, akuza: Nxori sekretin dhe vuri në rrezik policinë

Pasardhëse

Paketa antishpifje, Rama thumbon Monika Kryemadhin: Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve

Pasardhëse

Paketa antishpifje, Rama thumbon Monika Kryemadhin: Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.