• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

534 drejtues të lartë të policisë, pjesë e ish-Sigurimit, PD kërkon publikimin e emrave

20 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë qënë drejtues dhe bashkëpunërorë të Sigurimit të Shtetit.

Deklarata e fortë është bërë nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili i bëri thirrje drejtueses së autoritetit të dosjeve Gentiana Sula që pa vonesë të bëjë publike listën e këtyre personave.

Verifikimi i dosjeve është ndërprerë pas një takimi të znj. Sula me Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke bërë që ky rast të marrë përmasa e një skandali të vërtetë.

Strazimiri tha se ky skandal po mbahet i fshehur nga vetë ministri Xhafaj, një ish-hetues i rregjimit diktatorial.

Ja deklarata e plotë e Strazimirit

Veting në polici nuk ka pasi është verifikuar se 534 oficerë kanë shërbyer në strukturat e Sigurimit të Shtetit si drejtues apo spiunë.

Është verifikuar gjithashtu se kupola e lartë e policisë së shtetit rezulton të jetë e lidhur kryekëput më organizatën më gjakatare të ish-vendeve komuniste, Sigurimin e Shtetit.

Skandali po mbahet i fshehtë nga ministri Fatmir Xhafaj, një ish-hetues i rregjimit të diktaturës, por gjurmët e këtij skandali janë lënë në zyrat e autoriteit të dosjeve.

PD është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë pas një takimit të autoritetit të dosjeve Gentiana Sula me dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ky i fundit është informuar zyrtarisht për 534 drejtues të rangut të lartë të policisë së shtetit si pjesë e sigurimit të shtetit.

Situata alarmante e rikthimit të sigurimit në drejtim të policisë është bërë alarmante nga PD që në vitin 2014.

Komisioni hetimor provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa ishin rikthyer në punë në mënyrë të paligjshme, me vendim politik pas kontributit të dhënë për partinë e Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edi Rama.

Komisioni provoi se këta persona ishin përfshirë në zgjedhjet e vitit 2013, si komisionerë apo vëzhgues apo dhe financues të PS.

Falë këtyre sigurimsave vetingu në polici është bllokuar, vendi u kanabizua dhe u bë miqësor me organizatat kriminale.

Pavarësisht se i krijuar nga partia e sigurimit të shtetit, autoriteti për informimin e dokumentave të sugurimit ka detyrim ligjor të publikojë informacione mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë.

PD i kërkon Gentiana Sulës të mos bëhet vegël e sigurimit të shtetit por të bëjë publike pa vonesë listën e 534 drejtuesve të lartë të shtetit të lidhur me sigurimin.

Paraardhëse

Veliaj pret ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme (FOTO)

Pasardhëse

Malltezi: Rama, Ahmetaj dhe kompania fantazmë po zhvasin shqiptarët (FOTO)

Pasardhëse

Malltezi: Rama, Ahmetaj dhe kompania fantazmë po zhvasin shqiptarët (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.