• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj pret ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme (FOTO)

20 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Rajon
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Frattini i entuziazmuar nga ndryshimet në Tiranë: “Gjeta një qytet më të bukur, më të pastër e me rrugë më të mira se të Romës”

Franco Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013. Ai është rikthyer në kryeqytetin shqiptar pas pesë vitesh, pa mundur ta fshehë entuziazmin për transformimin e madh që ka pësuar Tirana.

“Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha, rrugë të mrekullueshme”, i tha Frattini kryebashkiakut Erion Veliaj, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës.

Ish ministri italian i Punëve të Jashtme dhe ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Franco Frattini dhe kryebashkiaku Veliaj zhvilluan një takim, në të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve, si dhe diskutuan mbi mundësinë e intensifikimit të tyre në sektorë të ndryshëm.

Veliaj nënvizoi se Franco Frattini është një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të spikatur në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe në veçanti për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa, ish ministri Frattini u shpreh i lumtur që rikthehet pas 5 vitesh në Tiranë. “Është një gëzim i madh të takohem me kryebashkiakun e Tiranës, i cili më mirëpriti këtu si një mik, dhe si kryebashkiak i qytetit ku jam “Qytetar nderi”. Vijoj të kem një afeksion të madh për këtë qytet, për qytetarët e Tiranës, dhe gjithë Shqipërinë. Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”, tha Frattini, i cili në të gjitha detyrat ka qenë një nga avokatët më të zëshëm, por edhe bindës për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese.

“Jam shumë i lumtur sot që pres një qytetar nderi të Tiranës, të madhin Franco Frattini, me një mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për qytetin dhe vendin tonë, dikur me autoritetin e tij në Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave dhe faktin se shumë prej nesh sot nuk janë në radhë nëpër ambasada, po kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Jam shumë i nderuar se si një qytetar nderi i Tiranës nuk e ka harruar këtë qytet. Më vjen mirë që ai, teksa vijon karrierën e tij në gjyqësorin italian, e mban gjithmonë një sy, një vesh dhe një kokë mbrapa për qytetin e tij të nderit”, tha Veliaj.

Ndërkaq, Frattini shtoi se Europa është destinacioni final për shqiptarët dhe shprehu bindjen se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian. “Është e vërtetë se si ministër i Jashtëm, si Komisioner Europian, kam punuar që shumë të rinj shqiptarë të mund të vinin në Europë. Europa është destinacioni final për Shqipërinë, i vetmi i mundur. Nuk ka tjetër mundësi për Shqipërinë, përveçse të jetë së shpejti, shpresoj, vendi i ri anëtar i Bashkimit Europian. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe po vijon me përmbushjen e detyrimeve drejt BE”, tha ai.

Foto:

Paraardhëse

Reuters: 52% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Pasardhëse

534 drejtues të lartë të policisë, pjesë e ish-Sigurimit, PD kërkon publikimin e emrave

Pasardhëse

534 drejtues të lartë të policisë, pjesë e ish-Sigurimit, PD kërkon publikimin e emrave

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.