• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dosja ‘Azem Hajdari’ drejt rihapjes. A do rigjykohet çështja e Izet Haxhisë? Ja kush është trupa gjykuese

18 October, 2018
në Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia do të dalë në gjykatën e Apelit në datë 21 nëntor. Mësohet se Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e akimimit Haxhisë, ndërsa Apeli do të vendosë nëse çështja do të rigjykohet. Kujtojmë se Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Shorti i Gjykatës ka caktuar si trupë gjykatësit Valdete Hoxha relatore, Astrit Haxhialushi, Genti Shala.

Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, kërkon rigjykim pasi pretendon se i janë shkelur të drejtat në një gjykim i cili është zhvilluar në mungesë dhe sipas tij, pa prova. Izet Haxhia u ekstradua nga nga Turqia në Shqipëri në maj të këtij viti.

ANKIMIMI

Në materialin prej 20 faqesh, Izet Haxhia kërkon marrjen në shqyrtim të kërkesës së tij dhe prishjen e vendimit të Shkallës së Parë. Ai madje ka edhe një kërkesë të posaçme, që është ballafaqimi me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Sipas Haxhias, ka qenë ky i fundit që e ka akuzuar atë drejtpërdrejt për vrasjen e Azem Hajdarit.

Përveç Berishës, Haxhia kërkon edhe 39 dëshmitarë të tjerë, që të dëshmojnë përpara gjykatës në lidhje me rastin e tij. “Unë dua të ballafaqohem me Sali Berishën dhe nuk e personalizoj aspak këtë këmbëngulje, pasi unë akuzohem si vrasës i Azem Hajdarit e pasi unë duhet të merrja me mend ç’kishin në mend ata që e vranë, ndërsa shtetasi Sali Berisha që e nxjerr në pritë sikur të ishte bodigard deputetin dhe shikon nga dritarja pastaj ngjarjen dhe pas 20 minutash del e bën edhe pretencën si prokuror, s’ka asnjë përgjegjësi. Kam shumë pyetje në përballjen me shtetasin Sali Berisha, por dy janë më kryesoret: përse e donte të vdekur idealistin Azem Hajdari; përse më kërkonte të vdekur pas kësaj edhe mua me dy vëllezërit e mi, ndërsa në pamundësi të kryente këtë akt makabër, na dhuroi 50 vjet burgim, duke na akuzuar si vrasës pa qenë të tillë”, shkruan Izet Haxhia në kërkesën drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë. Më tej, në kërkesë, Izet Haxhia liston edhe 39 dëshmitarë të tjerë, të cilët janë deputetë dhe ish-deputetë, gazetarë etj. Ndër ta përmendim ish-Kkryeministrin Fatos Nano, ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi, ish-deputeten Topalli, Jemin Gjana, Genc Pollo, Vili Minarolli, Spartak Poçi, Petro Koçi etj..

Gjithashtu, në listën e dëshmitarëve që kërkon Izet Haxhia janë edhe Nehat Kulla e Jaho Mulosmani. Më tej, në kërkesë, Izet Haxhia përmend edhe një sërë provash që duhet të merren parasysh nga Gjykata përpara se të shprehet. Përmendim këtu tabulatet telefonike të të gjitha numrave celularë që kanë mbajtur persona që paraqesin interes për çështjen sipas inventarit të dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, blloku i shënimeve sekrete të Perikli Tetës, i cili mendohet se ka mbajtur të tilla për periudhën para dhe pas vrasjes së Hajdarit. Blloku i shënimeve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishi etj..

Paralajmërimi

Në një postim në “Facebook” në muajin korrik, shkruhej se Izet Haxhia është në udhëkryq dhe se drejtësia nuk po prononcohet për të. “Izet Haxhia u vetëdorëzua për të kërkuar drejtësi dhe rihapje të çështjes ‘Hajdari’, duke marrë parasysh gjithë problemet kolosale në drejtësinë shqiptare, duke marrë parasysh edhe rrezikun e një moshapjeje të çështjes. Por tani, askush nuk e priste këtë dorëheqje dhe ikje me vrap të çdo gjyqtari nga dosja e tij. U kthyen në struca, askush nuk do që ta marrë përsipër. Këmbët e lehta dhe faqja e bardhë!”, vijonte postimi. “Izeti ndodhet në udhëkryq. Drejtësia nuk po prononcohet, as me data, as me shorte, as me emra të përveçëm. Posta Shqiptare bën si e paditur dhe refuzon të ketë kontakt me avokatin apo punonjësit e burgut për të tërhequr pakot për Izetin”.

Paraardhëse

Zgjoheni nga gjumi në mes të natës për të shkuar në tualet? Mos i neglizhoni arsyet e këtij veprimi

Pasardhëse

Ç’deshi të thoshte ministri i brendshëm Xhafa, kur tha: “Mbani telefonat hapur këto ditë”

Pasardhëse

Ç'deshi të thoshte ministri i brendshëm Xhafa, kur tha: “Mbani telefonat hapur këto ditë"

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.