• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Goditja e lojërave të fatit, kush janë kompanitë që kanë sot mbi 7000 punonjës (FOTO)

16 October, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Biznesi i lojërave të fatit pritet të marrë një goditje pas vendimit të qeverisë që do t’i largojë kazinotë dhe pikat e basteve nga qendrat e qyteteve deri në 31 dhjetor të këtij viti. Disa kanë filluar të mbyllen tashmë, ndërsa nga janari pritet që në treg të krijohet një ofertë e lartë për ambiente me qira. Pikat e lotove basteve e kazinove e kishin rritur ndjeshëm tregun e qirave sidomos në kryeqytet, teksa ishin të gatshëm të paguanin më shumë (psh një pikë bastesh afër Bllokut paguante deri në 200 euro për metër katror qira, nga 35-40 euro që është qiraja në qendrat e biznesit të kategorisë A).

Nga ky ves shqiptarët shpenzonin mbi 130 milionë eur në vit, që ishte qarkullimi vjetor i kazinove e basteve sportive në 2017-n, teksa të ardhurat e kompanive po shënonin rritje dyshifrore vit pas viti, pas 2013-s. Shpenzimet më të mëdha janë në kazino, me rreth 60% të totalit.

Zgjerimi i këtyre kompanive ka rritur dhe numrin e të punësuarve, sidomos në pikat e basteve sportive, të cilët, së bashku me kompanitë call center, vitet e fundit janë dhe ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Në total, sipas të dhënave nga tatimet, janë mbi 7,000 të punësuar në kazinotë e bastet sportive, me të dhëna që i referohen fundit të 2017-s. Bastet sportive janë ato që punësojmë më shumë, për vetë natyrën e aktivitetit të tyre me shumë pika të hapura në gjithë vendin, ndonëse kazinotë kanë një qarkullim vjetor më të lartë.

ITSGA, me 3,027 të punësuar deri në fund të 2017-s, sipas të dhënave nga tatimet është punëdhënësi më i madh privat në vend dhe i dyti në Shqipëri, pas kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE, që ka rreth 6,300 të punësuar). Kompania kishte një qarkullim vjetor prej rreth 11 milionë eurosh në 2017-n.

LOTTO SPORT SH.A, është punëdhënësi i nëntë më i madh në vend, me 1,722 të punësuar në total.

Më pas renditen kazinotë. Adriatik Game dhe Astra Albania kishin përkatësisht nga 292 dhe 239 punonjës deri në fund të 2017-s.

Apex-Al, ndonëse është operatori më i madh i lojërave të fatit në vend, sipas qarkullimit vjetor, me 20 milionë euro në 2017-n, kishte vetëm 231 të punësuar.

Regency Casino dhe VLT Albania kishin përkatësisht nga 217 dhe 144 të punësuar.

Operatorët e tjerë kanë më pak se 100 të punësuar.

Numri i lartë i të punësuarve në pikat e basteve dhe fakti që subjektet e lojërave të fatit u kthyen në punëdhënësit më të mëdhenj privatë në vend ,reflekton modelin jo produktiv të ekonomisë shqiptare, të orientuar drejt vesit dhe jo drejt vlerës së shtuar, duk e e nxjerrë zbuluar përballë këtij vendimi drastik të qeverisë, pesë vjet pas lulëzimit të kësaj industrie .

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi së fundmi në Kuvend se “po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm”.

Foto:

Paraardhëse

A do ekstradohet në Shqipëri ‘Babalja’? Avokati tregon kush e mbron

Pasardhëse

Ta lidhim Edi Ramën

Pasardhëse

Ta lidhim Edi Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.