• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Si të bëni 20 mijë euro për 3 muaj? Prokurori Gent Osmani di ‘sekretin’ (FOTO)

13 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, jo vetëm që tregoi “vlerat” e tij në shërbim të pushtetit, por ka edhe disa cilësi se si mund të bëhesh milioner brenda pak javësh. Në deklaratat e tij të pasurisë, të bëra publike gjatë procesit të Vetingut, prokurori i Krimeve të Rënda rezulton se ka fituar jo pak, por plot 20 mijë euro brenda 3 muajve, pa pasur asnjë aktivitet fitimprurës përveç pagës.

Në shtator të vitit 2016, prokurori Gentian Osmani deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 72 m2, me vlerë 63.800 euro. Pagesën për blerjen e këtij apartamenti, sipas vetëdeklarimit të Osmanit e ka kryer me para nga tre burime të ndryshme: 1. Një pjesë nga kursimet e tij ndër vite; 2. Rreth 20 mijë euro i ka marrë hua tek një person, pa kontratë noteriale, por vetëm me një deklaratë të shkruar me dorë; 3. Pjesën tjetër e deklaron si “dhuratë” nga vjehrri.

Pasi ka blerë këtë apartament, prokurori Osmani e ka rivlerësuar atë pranë Hipotekës së Tiranës. Vlera e apartamentit, sipas rivlerësimit të kryer në nëntor 2016, arrinte në vlerën e 80 mijë eurove.

Pasi ka marrë dokumentin e rivlerësimit në dorë, prokurori Osmani e ka shitur këtë apartament në dhjetor 2016, pra vetëm 3 muaj pasi e ka blerë, në vlerën 80 mijë euro. Në këtë mënyrë, ai arriti me shkathtësi që të siguroj rreth 20 mijë euro, brenda një kohe shumë të shkurtër, brenda 3 muajve.

Më tej, këto para, prokurori i ka shfrytëzuar për të blerë një apartament, me sipërfaqe më të madhe se e para. Në vitin 2017, Osmani deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 92 m2, me vlerë 82 mijë euro. Si burim për blerjen e këtij apartamenti, prokurori deklaron shumën e përfituar nga shitja brenda 3 muajve e apartamentit të mëparshëm.

Kjo duket si një manovër interesante e prokurorit Osmani për të rritur hapësirën e banimit për familjen e tij. Por, veprime të tilla përfshihen ndër rastet tipike, për të cilat Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka ngritur alarmin se janë skema që përdoren për pastrimin e parave të pista, që rrjedhin nga krimi dhe korrupsioni.

Prokurori Gentian Osmani u përfshi në procesin e Vetingut, në korrik 2017, për shkak se ai përfshihet në listën e subjekteve prioritarë, si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e mori në shqyrtim rastin e tij nuk konstatoi asnjë problematikë në deklarimin e pasurisë së prokurorit Osmani dhe vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Komisioni i Vetingut, megjithëse zbuloi probleme të shumta në verifikimin e Osmanit, ngriti kartonin jeshil për karrierën e tij, gjë e cila shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Vëzhguesit ndërkombëtarë të procesit të Vetingut nuk ishin aspak dakord me konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, për shkak të gjetjeve gjatë procesit të rivlerësimit. Për këtë arsye, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin e tij në detyrë.

Deri më tani, KPK ende nuk e ka zbardhur vendimin e plotë, me anën e të cilit do të paraqesë argumentat se përse vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Pas publikimit të vendimit të plotë të KPK-së, Komisioneri Publik ka 15 ditë kohë për të bërë ankim pranë Kolegjit të Apelimit.

Foto:

Paraardhëse

Reagimi: Familjet mafioze Rama – Xhafaj – Balla, bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Pasardhëse

Sapo doli traileri i filmit “Dashuria s’mjafton” nga Drilon Hoxha, projekt i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Pasardhëse

Sapo doli traileri i filmit "Dashuria s’mjafton" nga Drilon Hoxha, projekt i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.