• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

93 vjeçari që pajton prej 2 dekadash gjakrat, “Hakmarrje me qindra ka, por të ngujuar jo” (FOTO)

7 October, 2018
në Aktualitet
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avdi Rexha është një 93-vjeçar nga Bujani i Tropojës.

Mosha e ka detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai vijon misionin e tij të nisur 25 vite më parë: të pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.

“Jam aktivizuar me misionin mbarëkombëtar të pajtimeve qysh në 1993. E kemi larguar njërën palë, i kemi distancuar që të mos takohen përditë, mos ta shohin në sy njëri-tjetrin, se fillojnë ngacmimet. I ka favorizuar ky largim, kanë kërkuar të largohen nga kjo fatkeqësi, i kemi udhëzuar duke u bërë edhe letrat”, tregon Rexha.
Ndryshe nga Shkodra apo Dukagjini, në rrethin e Tropojës gratë dhe fëmijët nuk janë ngujuar. Kanuni i Lekë Dukagjinit zbatohet me përpikmëri dhe gratë e fëmijët nuk preken.

“Të ngujuar nuk kemi, me hakmarrje janë me qindra, por të ngujuar nuk kemi. As fëmija nuk ka ngelur pa shkuar në shkollë nga frika e hakmarrjes, sepse është vetë populli që nuk e ul veten tek femra dhe tek fëmija. Këto gjëra janë të ulta dhe rrethi i Tropojës e ka mbrojtur këtë kriter burrëror”, shprehet 93-vjeçari.

Mosha për Avdiun nuk është pengesë. Janë ende me dhjetra familje për t’u pajtuar në vendin e tij, por pa ndihmën e shtetit e ka mjaft të vështirë:

“Ndihma është shumë e vogël apo për të thënë fare nga pushteti. Shteti të ndihmon, ne na jep mundësinë, na udhëzon, na ndihmon me naftë, por nuk ka ndërhyrë shteti në këtë drejtim. Ka qenë Kanuni më i fortë se ligji, por sot është ligji”.

Pas vitit 1990, Tropoja ka humbur me qindra të rinj e të moshuar për shkak të hakmarrjes. Fenomeni është aq i fortë sa ligji nuk arrin ta mposhtë Kanunin. Shumë shtëpi janë mbyllur prej vitesh për t’i shpëtuar hakmarrjes, e cila në këto male lihet trashëgimi mes brezave./Top Channel

Foto:

Paraardhëse

Dikur borxhlie, sot mbretëreshë e ekranit dhe me vila luksoze, Xhensila Myrtezaj bukuroshja që lindi nga hiçi (FOTO)

Pasardhëse

Ngjarja e Bllokut, çfarë tha Vis Martinaj për të dashurin e Elvana Gjatës

Pasardhëse

Ngjarja e Bllokut, çfarë tha Vis Martinaj për të dashurin e Elvana Gjatës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.