• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Denoncimi: Taulant Balla përdhunues, të implikuar edhe zyrtarë të PS-së (FOTO)

6 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ndër të tjera akuzoi socialistin Taulant Balla se ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe ngjarja lidhet po në Laç.

“Ka denoncim në polici për Ballën për përdhunim nga vajza. Në Laç i dinë mirë detajet se janë disa funksionarë të partisë socialiste që ngatërrohen në këtë histori”, u shpreh Paloka.

Kthyer në rastin Xhisiela, Paloka thotë se mes Ballës e nënkomisarit, ai beson këtë të fundit. Pasi askush nuk flet për kamerat e komisariatit, për të cilat Paloka thotë se janë fshirë.

“Rasti i nënkomisarit, ‘horrit’ se del kryeministri e quan ‘horr’ nuk është rasti i pari që ky kryeministër, mbështet krimin. E zëmë se Balla nuk ka qenë, pse nuk u arrestua djali, dy muaj më parë.? Një që del me kallashnikov në shtëpinë e tij, pse nuk arrestohet. Ku jemi ne? Këtë të shohë policia”, u shpreh Paloka.

Paloka komentoi edhe kallëzimet në prokurori mes palëve.

“Është absurd kallëzimi për z. Basha. Po fillon kallëzimi që te gazetari që ka marrë intervistë. Mjafton kaq për ta kuptuar se çfarë lloj kallëzimi është ky, për çfarë bëhet fjalë. Mund të kallëzohet një gazetar pse ka marrë interviste? Dhe nesër mund të na çoje të gjithëve në prokurori, që të krijojë atë mjegullën që i duhet sa për të thënë që unë jam kaq i pafajshëm sa po i çoj të gjithë në prokurori edhe gazetarin. Ky është qëllimi i kallëzimeve të Taulant Ballës”, vijoi me tej Paloka, ndërsa tha se Balla ndërtoi dy alibi të rreme në lidhje me ngjarjen, një herë tha se isha në takime publike dhe me tej tha se ishte për të peshkuar.

Duke iu referuar kallëzimit në Prokurori, Paloka u shpreh se është e rëndë që organi i akuzës e ka mbajtur për dy orë Ballën dhe nuk e ka pyetur për akuzat e Nuhut, po e ka mbajtur për akuzat e Ballës për Bashën.

“Kjo do ishte e rëndë”, tha Paloka.

Paloka denoncoi gjithashtu edhe një ngjarje të rëndë të ndodhur në Shkodër, sipas të cilit banda që kontrollojnë këtë qytet kanë përdhunuar një vajzë në sy të të fejuarit, dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.

“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij”.

Kur ka ndodhur ky rast?

Ka ndodhur dhe nuk denoncohen. Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen. Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë, Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.

A keni informacion kur ka ndodhur kjo?

Unë po ju them faktet. Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra. I di gjithë Vlora ca ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi ca ndodh në Durrës, në Nikël në Shijak. Këto janë gjëra që po ndodhin në gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin.

Foto:

Paraardhëse

Momenti kur Meviol Bilo qëllon mbi shënjestrën me preçizion (VIDEO)

Pasardhëse

Sa e shiti lëkurën prokurori Gentian Osmani

Pasardhëse

Sa e shiti lëkurën prokurori Gentian Osmani

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.