• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Artan Hoxha dhe Vangjeli tregojnë pse Lulzim Basha do thirret në Prokurori të martën

6 October, 2018
në Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emisioni “Java në RTSH” me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli komentuan së bashku me gazetarin investigativ Artan Hoxha, ngjarjen që tronditi Tiranën një ditë më parë. Hoxha zbuloi për herë të parë detaje nga hetimet dhe tha se policia po kërkon të paktën pesë persona për t’i marë në pyetje. Ai nënvizoi se po kryhen kontrolle ne dhjetëra banesa dhe ambiente private në pronësi të të dyshuarve për ngjarjen. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por me një ngjarje të agravuar që përfundoi me një viktimë dhe dy të plagosur.

Në studion e RTSH, gazetari investigativ paralajmëroi një seri ngjarjesh të rënda, nëse autorët nuk arrestohen në kohë rekord.

“Ngjarja ndodhi në një lokal ku qëndrojnë persona VIP. Për shkak të një shkëmbimi batutash dhe frikës së gjithçka mund të precipitonte në më të keqen, pronari i lokalit i ka kërkuar artistes të njohur Elvana Gjata që të largohet” – tha Hoxha. Dhe më pas ngjarjet ndodhën me shpejtësi për të përfunduar tek plumbat.

Ai u shpreh se lokali ku ndodhi vrasja e Fabiol Gaxhas dhe plagosja e Martinajt dhe Hatos, ka një pozicionim të favorshëm që ngjarja të mos shihet nga jashtë. “Fakti që lokali është i vogël dhe që nuk ka dritare bëri që të mos ketë pasoja edhe më tragjike” – tha Hoxha.
Për analistin Preç Zogaj, Tirana ngjan si një xhungël luksoze. “Xhungla fillon në qendër të Tiranës. Fillon tek industria e vesit, që janë lojërat e fatit. Kjo është e lidhur me politikën” – tha Zogaj. Duke sjellë në vëmendje operacionin “Fundi i Marrëzisë” Zogaj kujtoi se qeveria Rama, por edhe bashkia në kohën që drejtohej nga Basha, kishin premtuar që të merreshin me bixhozin, gangrenën që po i trazon shumë shoqërinë shqiptare.
“Sot pas 4-5 vjetësh nga ‘Fundi i Marrëzisë’ jemi tek pesëfishimi i marrëzisë. Nga 928 pika bastesh që ka pasur në Shqipëri në vitin 2013, sot kemi rreth 4800. Ne kujtohemi për këto grupe vetëm kur përplasen me njëri-tjetrin sepse plas pushka. Por këto merren përditë me jetën e qytetarëve” – tha Preç Zogaj në RTSH.

Në përfundim të kësaj pjese të parë, analisti LorencVangjeli paralajmëroi ekzistencën e një dosjeje që do të trazojë shumë ujra në Tiranë. Sipas Vangjelit, Patia Demokratike ka plotësuar një listë me biznese të drejtuara dhe në pronësi të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, të cilët kanë marë tendera publikë, gjë që ndalohet nga ligji.
“Ligji është si syri, shkelet ndonjëherë”, tha Vangjeli. Një sy të mbyllur ai ka quajtur dhe një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, e cila nuk është bërë ende publike. Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një antari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit. “Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.

Rustemi dhe Ballauri, dritëhijet e panjohura të dosjes Xhisiela

Java në RTSH ka diskutuar me psikologen Jorida Rustemi dhe aktivisten e njohur Elsa Ballauri, atë çfarë ka mbetur nga dosja ‘Xhisiela’. Vangjeli solli detaje të reja ekskluzive në studio duke u shprehur se Partia Demokratike, duke e përfshirë pa të drejtë Taulant Ballën në një histori të tillë, e “amnistoi” atë për të tjera “mëkate” që ai mund të ketë në shpinë. Vangjeli publikoi dokumentin ekskluziv të gjurmimit të telefonit të Ballës, sipas të cilit verifikohet se në ditët e ngjarjes Balla ka qenë në Pogradec. Duke ju referuar provës së tabulateve të celularit të Ballës, analisti Preç Zogaj tha se deputeti socialist është në të drejtën e tij që të rrëzojë akuzat se ai nuk ka qenë në vendngjarje, por edhe pse nuk ka qenë ai, ka qenë “pushteti i Ramës”.

Vangjeli tha se prokuroria po përgatitet të dërgojë kërkesën për të marrë në pyetje ish-policin Nuhu.
“Ndërsa në fillim të javës, të martën ndoshta, në Prokurori do të kërkohet dëshmia e një personazhi mjaft të rëndësishëm, kryetarit të PD-së, zotit Lulzim Basha” – tha Vangjeli në studio.

Paraardhëse

DOSJE/ “Parti Enver, jemi gati kurdoher”, gatishmëria e armatës së viteve ’80: Për 72 orë 750 mijë ushtarë “nën armë” (FOTO)

Pasardhëse

Dibër, nxënësit provokojn shoferin, ky i fundit i godet me shpulla e grushta (VIDEO)

Pasardhëse

Dibër, nxënësit provokojn shoferin, ky i fundit i godet me shpulla e grushta (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.