• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kleçka e policisë, Rrexhep Rraja u arrestua por akuza nuk ishte përdhunimi, si e fshehën

1 October, 2018
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këtë të diel, prangat iu vunë për herë të parë djalit të deputetit socialist Rrexhep Rraja. Ishte policia e Krujës që ekzekutoi vendimin e marrë më herët nga gjykata e këtij qyteti pas një kërkese të prokurores Mirela Kapo e cila po heton çështjen e dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Arrestimi i të riut 24-vjeçar u njoftua zyrtarisht edhe nga policia e Krujës me anë të një njoftimi ku citohet vetëm një akuzë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Pyetja që lind pas këtij njoftimi është: pse mungon akuza për “ushtrim dhune” ndaj djalit të deputetit? Torturimi që ai i ka bërë vajzës së re në dhomën e një hoteli u faktua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Në këtë ekspertizë thuhej se Rraja e kishte goditur me qytën e pistoletës si dhe e kishte djegur me cigare atë. Por akuza “ushtrim dhune” mungon te akuzat.

Neni 121/a të Kodit Penal thotë se “kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë”.

Policia në njoftimin e saj nuk flet për dhunë dhe nuk dihet nëse gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka paraqitur prova të tjera që e bindën gjykatësen të vendosë arrestimin e të riut sepse me këtë akuzë ai shumë shpejt do të bredhë i lirë me pistoletë në brez duke u bërë karshillëk të gjithëve.

Paraardhëse

Dëshmon Xhisela: Nuk e firmosja deklaratën më mbajtën 2 orë me pistoletë në kokë

Pasardhëse

“Janë të parëndësishëm, nuk janë pjesë e familjes sime”, këto ishin fjalët e Tunës pas sherrit me Robertin dhe Norën

Pasardhëse

"Janë të parëndësishëm, nuk janë pjesë e familjes sime", këto ishin fjalët e Tunës pas sherrit me Robertin dhe Norën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.