• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit (VIDEO)

30 September, 2018
në Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas një heshtjeje të gjatë kryeministri ka marrë sot fjalën për të sulmuar nënkomisar Emiliano Nuhun duke e quajtur atë një horr që ka prishur hetimin dhe që e ka shfrytëzuar këtë kazus për të marrë azil politik. Po kjo nuk është hera e parë që Rama mban anën e krimit. Rastet tashmë janë flagrante dhe Lapsi.al i ka rikujtuar ato…

1. Në fillim të mandatit të rilindjes qeveria u akuzua fillimisht nga Berisha se kishte filluar transportimin e drogës me avionë që uleshin në Gjadër dhe në Diviakë. Rama e ktheu këtë denoncim në barcaletë duke deklaruar publikisht se ato ishin kaçatorë që bënin dizifektimin e mushkonjave dhe jo avionë droge.
Por kur njëri prej tyre i drejtuar nga piloti Italian Xhorxho Riformato, shefi iq everisë u kap ngushtë. Ai doli para shqiptarëve për t’u betuar se ai nuk do të bëntë kurrë diçka në kurriz të popullit të tij. Madje ai shkoi më tej duke hedhur në treg teorinë konspirative se ky mund të ishte një shou i orkestruar nga opozita: “Si ka mundësi që ai avion u ul në mes të plazhit, ditën me diell, një fundjavë kur njerzit ishin pushim dhe u kujdes ta shikonin të gjithë” u kujdes të bënte alibi Rama.

Se ç‘ndodhi më pas me kanabisin nuk mbeti njeri pa e marrë vesh (mos e humb videon poshte).

2. Në fillim të pushtetit të tij, në vjeshtën 2013, Rama shpalli operacionin « Fundi i marrëzisë » për mbylljen e lojrave të fatit. Pretendimi i tij ishte se pas tyre fshiheshin shumë aktivitete kriminale, se ato pa shkatërronin familjen shqiptare. Vendimi u morr që pas dy vjetësh ato do të largoheshin nga qytetet për tu zhvendosur drejt hoteleve me 5 yje.

Kanë kaluar pesë vite dhe numri i pikave të llotarive dhe të basteve është katerfishuar gjatë qeverisjes socialiste nga 920 në 4200. Kur u pyet se pse nuk e mbajti premtimin për t’I hequr ato nga qendrat e qyteteve, Rama shpiku një alibi të paimagjinueshme: “Unë ashtu mendoj përsëri, por nuk mu bind grupi parlamentar” tha ai.

3. Kur Dritan Zagani denoncoi në shtator 2015 lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt dhe faktin se këta të fundit përdornin makinën e ministrit të brendëshëm për trafik, Rama e quajti atë « një dekonspirues së aksioneve të policisë duke e zhvlerësuar akuzën ndaj Tahirit dhe duke organizuar me urgjencë një konferencë shou me titullin « Antidroga një histori suksesi ». Ishte periudha kur mbjellja e kanabisit qe në super kulmin e saj.

4. Kur një gazetar shumë pranë PD plasi përgjimin e vëllait të ministrit të ri të brendëshëm Fatmir Xhafaj që supozohej se merrej ende me trafiqe për të cilat ishte dënuar një herë në Itali, Rama foli brenda 24 orësh për të thënë se videopërgjimi ishte montazh i manipuluar, dhe se ai nuk qe zëri i Agron Xhafajt që u dërgua menjëherë të kryente burgun të cilit i qe shmangur. Ai u zotua se shumë shpejt do të mbërrinte dhe prova shkencore e asaj që ai tashmë e dinte se ia kishte konfirmuar një tjetër laborator me famë ndërkombëtare.

Por që nga maji, ajo që Rama u premtoi shqiptarëve nuk po vërtetohet shkencërisht. Laboratorët italianë refuzuan të japin përgjigje madje edhe anglezët që tani kanë sjellë një shkresë që po ruhet tepër sekret, nuk e konfirmojnë sigurinë e manipulimit për të cillën u shpreh kryeministri.

5. Edhe tani në rastin e Emiliano Nuhut, Rama po vepron po njësoj. Ai deklaroi për nënkomisarin :Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri’.
Por, ai harroi se para se të shprehet për profilin e policit denoncues duhet të shprehej për deputetin dhe birin e tij që kanë përdhunuar, masakruar dhe përdorur një vajzë jetime 25 vjecare. Për ata kryeministri prêt sa të flasë drejtësia, ndërsa për Nuhun, nuk ka nevojë për drejtësinë për të mësuar të vërtetën.

Video 1:

Video 2:

https://www.lajme.al/wp-content/uploads/2018/09/rama.mp4

Video 3:

Paraardhëse

Denoncimi: Mjekësia falas?! Në spital kërkojnë 3500 euro për të bërë operacion këmbën

Pasardhëse

Denoncimi: Ministrja Nikolla i garanton vendin për në Juridik djalit të kryetrafikantit, lë jashtë liste një vajzë të thjeshtë

Pasardhëse

Denoncimi: Ministrja Nikolla i garanton vendin për në Juridik djalit të kryetrafikantit, lë jashtë liste një vajzë të thjeshtë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.