• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti grek Pavlopulos “shpërthen” ndaj shqiptarëve: Shtrembëroni të vërtetën dhe shpërndari gënjeshtra, çamët ndihmuan nazistët

29 September, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Rajon
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos ka artikuluar deklarata mjaft të ashpra për çështjen çame, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të pranojë të vërtetën historike të sa kaluarës kriminale të çamëve si bashkëpunëtorë të nazizmit.

Pavlopulos: Vendi ynë fqinj, Shqipëria, për të cilën ushqejmë ndjenja miqësore, duhet ta dijë se gjithçka kalon nga respektimi i të vërtetës dhe i historisë. Duhet pra ta dijë se e ashtuquajtura çështje çame është problem, pse ata u bënë bashkëpunëtorë të nazistëve. Dhe për sa kohë e mbështet këtë çështje është sikur mbështet ata kriminelë që përgjakën gjithë Europën. Dhe të mos marrë parasysh që Europa ku Shqipëria synon të hyjë, është ngrehina që u krijua për mos t’i jetuar kurrë më ato krime, ato mizori.

Pavlopoulos foli të shtunën në një veprimtari përkujtimore të zhvilluar në Paramithia, ku në 29 shtator 1943 u vranë 49 grekë “nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë çamë”, sipas historiografisë greke.

Në vazhdim të deklaratës së tij në drejtim të Shqipërisë, Pavlopoulos shtoi:

Pavlopulos: I themi krejt sinqerisht, nëse e do miqësinë tonë dhe fqinjësinë e mirë, mbështetjen tonë në rrugën e saj europiane që përndryshe është e domosdoshme, duhet që menjëherë të pranojë të vërtetën e padiskutueshme historike të së kaluarës kriminale naziste të çamëve dhe mos ta përmendë kurrë në marrëdhëniet ndërmjet nesh. Çdo herë që e përmend, është çështje nderi për ne. Le ta kuptojnë, nuk çështje hakmarrjeje. Është çështje drejtësie.

Nuk kam ndërmend që të provokoj përçarje, mirëpo është obligimi im elementar që të rehabilitoj historinë, duke u thënë fqinjve se çfarë është ajo që mund të na bëjë të ecim së bashku, por edhe çfarë është ajo që në mënyrë të panegociueshme do të kundërshtojmë, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vetë familjen europiane”, tha presidenti grek.

Pavlopoulos tha se “çamët nuk u larguan të përndjekur nga Thesprotia, siç pretendojnë, por që të mos gjykohen si bashkëpunëtorë të nazizmit, sepse duhej të gjykoheshin, pasi kryen krime kundër njerëzimit”.

“Madje edhe sot ata i paraqesin ngjarjet në mënyrë të ndryshme. Pretendojnë se gjoja luftuan kundër nazistëve dhe se nuk ishin bashkëpunëtorë të tyre. Është një shtrembërim provokues i të vërtetës historike… E përsëris, çdo mbështetje ndaj këtij shtrembërimi nga Shqipëria fqinje, i influencon dhe madje në mënyrë përcaktuese marrëdhëniet ndërmjet nesh”, përfundoi presidenti grek.

Paraardhëse

Petrit Vasili sulmon qeverinë “Rama 2”: Po na qeverisin maskarenjtë dhe po përfitojnë horrat

Pasardhëse

Fëmijët të ekspozuar ndaj alkoolit dhe duhanit, në dyqane nuk i ndalojnë (VIDEO)

Pasardhëse

Fëmijët të ekspozuar ndaj alkoolit dhe duhanit, në dyqane nuk i ndalojnë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.