• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I riu me probleme mendore dhe pa ilaçe mbahet padrejtësisht në paraburgim

27 September, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjergj Gjeta tregoi në emisionin “Stop” se i biri 36-vjeçar, Gardiani, është me probleme të shëndetit mendor. Ai tha se djali ishte larguar nga shtëpia, ndaj dhe u detyrua të njoftojë komisariatin. Por djalin e futën në paraburgim, duke e privuar nga ilaçet.

“Kam një djalë 36 vjeç me sëmundje psiqike. Djali më është larguar nga shtëpia 3 ditë më parë dhe nuk ka marrë mjekim. Duke patur frikë se mos bën gjë nga sëmundja që ka, i jam drejtuar komisariatit për të ma ndaluar djalin dhe të futet në mjekim. Që nga ajo ditë, ai mbahet në qeli në paraburgim. Por unë kam kërkuar që të mjekohet dhe jo të mbahet në burg”, shpjegoi zoti Gjergj Gjeta.

Ai shtoi se i biri nuk ka kryer asnjë vepër penale për t’u mbajtur në paraburgim, ndaj dhe kërkoi ndihmë nga emisioni “Stop”. Ndërsa shefi i komisariatit pretendon se djali ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke mos marrë parasysh gjendjen e tij.

Kamera e fshehtë:

Shefi i komisariatit: Janë kryer të gjitha veprimet për kundërshtim të punonjësit të policisë. Mosbindje ndaj urdhrit të policisë, për t’u çuar në prokurori dhe janë dërguar materialet në prokurori. Është bërë shpallja në kërkim e djalit.
Qytetari: A mund të bëhet vepër penale për një të sëmurë psiqik?
Shefi i komisariatit: Po, patjetër! E kemi ndaluar, siç është ligji.
Qytetari: E mban në burg 6 ditë, pa mjekim?
Shefi i komisariatit: Sa ditë ka që nuk ka marrë mjekim?
Qytetari: Me qenë, e kisha mbajtur te shtëpia unë, prandaj jam ankuar te ti…
Shefi i komisariatit: Po!
Qytetari: Që aman ta çojmë në mjekim.

Shefi i Komisariatit: Po pra! Pse s’ja sollën mjekimin? Kush të ndaloi ty t’ia sjellësh mjekimin? T’ia jap me zor unë.
Qytetari: Po të çohet atje ku ja japin.
Shefi i Komisariatit: Atje do të shkojë sot, ose kur të vendosë gjykata do të shkojë.
Qytetari: Mirë, mirë! Hajt mirupafshim!

Veprat penale të Gardian Lekës, “përndjekje” dhe “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, iu referuan prokurorisë.

Në datën 19 Shtator 2018, ora 11:00, u zhvillua seanca gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ku u vendos dhe masa e sigurisë për të pandehurin

Gjyqtari: Gjykata vendosi pranimin e kërkesës për të ndaluarin Gardian Leka. Masa e sigurisë “trajtim pranë spitalit psikiatrik në Tiranë”. Urdhërohet shtrimi i përkohshëm i të dyshuarit Gardian Leka në spitalin e burgut në Tiranë. Seancën e deklaroj të mbyllur!

Falë interesimit dhe këmbënguljes së emisionit “Stop” Gjergj Gjeta gjeti zgjidhje për të birin e sëmurë.

Paraardhëse

Veliaj mashtrues serial dhe i rrezikshëm, për interes të kujt po luan lojën disa milionë euroshe të biletave për fëmijët

Pasardhëse

“Trimërohet” Basha: Mund ta pushtoj me dhunë kryeministrinë me 10 mijë militantë, por s’dua se do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti

Pasardhëse

“Trimërohet” Basha: Mund ta pushtoj me dhunë kryeministrinë me 10 mijë militantë, por s’dua se do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.