• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Industri” prej miliona eurosh, si futen në Shqipëri ilaçet kontrabandë

23 September, 2018
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ilaçet kontrabandë, xhiroja e të cilave shkon deri në 5 milionë euro ne vit, por edhe për ato që shiten pa recetën e mjekut po kalojnë në sitë të gjitha farmacitë në vend.

Një task-forcë e ngritur, ka nisur aksionin në kryeqytet, ku më shume se gjysma e farmacive të kontrolluara deri me tani kanë dalë me shkelje.

Futja e barnave me çanta si dhënia e tyre pa recetën e mjekut, nga farmacistët duket se ka qenë shkaku i ngritjes së një task forcë për të kaluar në sitë të gjitha farmacitë në vend. Për herë të parë në këtë task forcë përveç specialisteve të agjencisë së barnave, Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror dhe Ministrisë së Shëndetësisë janë perfshire edhe specialistë nga Urdhri i Farmacistëve, i cili i jep licencën një farmacisti në vend.

Por në fakt barna kontrabandë janë tregtuar gjithmonë në tregun e lirë farmaceutik. Burime të Top Channel thonë se në Shqipëri përllogaritet një xhiro vjetore prej 5 milionë euro me barna kontrabandë dhe ky biznes fitimprurës ka lulëzuar si në kohën e qeverisjes së djathtë ashtu edhe në atë të majtë. Dhe në fakt ky fenomen nuk mund të frenohet me task-forcë nëpër farmaci, pasi barnat kontrabande kalojnë me çanta në pikat tona doganore dhe kontrollet duhet të ushtrohen atje nëse duhet luftuar ky fenomen.

Megjithatë në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se vetëm në ditët e para të kësaj task force janë kontrolluar 21 subjekte farmaceutike nga të cilat 12 janë konstatuar me shkelje dhe janë ndëshkuar me gjobë në vlerën 1 milionë e 500 mijë lekë.

Në disa prej tyre janë gjetur medikament pa pullë e disa të tjera nuk respektonin kushtet e ruajtjes së barnave. Por nuk kanë munguar edhe shitje të medikamenteve pa recetën e mjekut. Kjo taskë forcë pritet të funksionojë deri në mesin e muajit nëntor./tch

Paraardhëse

Rruga që po “i ha kokën” shqiptarëve, qeveria “përton” të bëjë mbikalime (FOTO)

Pasardhëse

Rita Ora zyrtarisht në lidhje me këngëtarin e famshëm amerikan (VIDEO)

Pasardhëse

Rita Ora zyrtarisht në lidhje me këngëtarin e famshëm amerikan (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.