• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dhunimi i biznesmenit të njohur, sekuestrohen kamerat e sigurisë, por asnjë i arrestuar

21 September, 2018
në Aktualitet
0
151
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ngjarja e ndodhur te “Komuna e Parisit”, ku u dhunua barbarisht biznesmeni Andrea Zoga, ende nuk ka asnjë person të ndaluar si autor të dyshuar.

Policia tha dy ditë më parë se autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë tre persona, megjithatë ende nuk janë identifikuar. Vetë biznesmeni ka dyshime se pas kësaj ngjarjeje fshihet një person, të cilin ai e përmend me emër, Eltjon Bodinaku, që ai e ka denoncuar edhe një muaj më parë për kanosje, por ende nuk dihet nëse ky person është shoqëruar apo jo.

Ditën e mërkurë, biznesmeni shprehej nga Spitali i Traumës se ishte dhunuar nga 6 persona mbrëmjen e së martës në Tiranë. Andrea Zoga ka treguar emrat e personave që e kanë kërcënuar edhe më parë, për shkak të një borxhi që pretendojnë se ka marrë vëllai i tij. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Zoga shprehet se nuk ka dijeni për borxhin e të vëllait, shumë e cila pretendohet të jetë rreth 10 mijë euro.

Andrea Zoga tha se nuk i ka parë personat që e dhunuan, pasi ishin të maskuar, por më parë ai është kërcënuar nga një person i quajtur, Eltjon Bodinaku. Ai ka thënë se ka kallëzuar në Prokurori kur e goditën herën e parë para biznesit të tij, por prokurori Julian Zonja e ka mbyllur çështjen pa e thërritur fare.

Biznesmeni ka treguar rreth gjendjes shëndetësore dhe idesë për t’u larguar nga vendi nëse nuk arrestohen personat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:30, pranë kompleksit “Kika”, që ndodhet në rrugën “Medar Shtylla”, te “Komuna e Parisit”. Zoga ka qenë duke shkuar drejt shtëpisë së tij, kur është përballur me pritën që i kishin zënë dy persona.

Ai ka deklaruar se fillimisht kanë qenë dy persona me kapele që e kanë sulmuar, më pas edhe 4 të tjerë që kanë zbritur nga një makinë. Zoga shprehet se e gjithë ngjarja ka ndodhur para një banke të nivelit të dytë që ndodhet aty dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, që mund të shërbejnë si provë për grupin hetimor.

Ndërsa sqaron se nuk i njeh personat që e sulmuan, por ata që e kanë kërcënuar edhe më parë për të njëjtën çështje, e di mirë se kush janë. Ai thotë se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, pasi ka plagë në fytyrë, në trup dhe në të dy këmbët. Ndërsa ka kryer edhe një ekzaminim mjekoligjor.

Zoga falënderon Policinë dhe Kryeministrin, tek i cili thotë se e ka denoncuar ngjarjen. Megjithatë, shprehet se në rast se kjo ngjarje nuk do të zbardhet, por do të pushohet si ngjarjet e mëparshme, do të largohet nga Shqipëria bashkë me familjen për të qenë më i sigurt.

Paraardhëse

Ish-ministri: Prokurorët të mos bëjnë sherr, por të presin mandat arresti për Arta Markun

Pasardhëse

Sherr i madh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Pasardhëse

Sherr i madh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.