I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryedemokratit Basha pasi kryeministri Rama e akuzoi për privatizimin e teatrit “Metropol”.
Sipas tij Rama kërkon shkresa pa vlerë dhe se ishte ky i fundit që shkatërroi kinematë në Tiranë duke ndërtuar pallate.
“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkroi Basha.
Por cfarë deklaroi Rama në parlament
“Këtu më nxori një shkresë e Florion Mimës që ia dërgon Lulzim Bashës kur ishte kryetar i Bashësië, kërkoi privatizimin e teatrit Metropol, në llogari të deputetit Astrit Veliaj. Kërkuan privatizimin për të ndërtuar pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi. Estrada është domen ekskluzive e PD dhe e drejta legjitime e Bashës, e Mimës, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpara një shembulli që ballafaqojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ajo godinë nuk mund të quhet teatër dhe as monument kulture. Ne do ta kthejmë në një teatër më të bukur dhe më modern të rajonit. Ata kishin një teatër në dorë dhe e kthyen në objekt të skeçit të estradës së tyre. Ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara dhe do t’i thyejmë të gjitha këto barriera që ngrihen mes nesh”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post