Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Dukaj, atje ku një 47 vjeçar është zënë përfund një masivi gurësh.
Shtetasi me inicialet A.K, ka qenë duke hapur spondin e kamionit të tij për të shkarkuar një sërë gurësh që kish transportuar për ndërtimin e shtëpisë, në momentin kur një masiv prej tyre e ka zënë përfund.
Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar më pas në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Aktualisht 47 vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post