• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

REPLIKAT/ “Qen, legen, hajdut, kokëbosh, kujt i flet ashtu ti”: Nga një mbledhje “normale” në Kuvend

19 September, 2018
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese është përfshirë dje nga debate të ashpra, për shkak të çështjes së Teatrit Kombëtar.

“Panorama” ka zbardhur debatin e djeshëm.

Eduard Shalsi: Kush është dakord me miratimin e dekretit të Presidentit?

Albana Vokshi: Ej, çfarë bën, si e hedh në votim pa folur opozita?!

Eduard Shalsi: Dekreti miratohet. (Voton vetëm maxhoranca, opozita nuk merr pjesë në votim)

Bardh Spahia: Ti je turpi i këtij vendi. Nuk je në shtëpinë tënde këtu, opozita do flasë…

Eduard Shalsi: Ju jeni mësuar në xhungël, doni të flisni sipas rregullave…

Bardh Spahia: Në xhungël je mësuar ti, o Shalsi, jo neve.

Eduard Shalsi: Keni draftin përpara.

Florion Mima: Drafti është i pavlefshëm…

Bardh Spahia: Kjo që keni bërë, është turpi i botës, prandaj rrini me kokë ulur.

Jorida Tabaku: Ligji është antikushtetues dhe ligji shkel 5 ligje të tjera. Ramë dakord që ligji “Fusha” bie. Dekreti i Presidentit u miratua, ligji ra poshtë, kjo mbledhje mbyllet këtu…

Albana Vokshi: Tërhiqni ligjin, kjo që po bëni është praktikë e paligjshme…

Eduard Shalsi: Në praktikën e këtij Parlamenti kemi raste, si Ligji i Legalizimeve të vitit 2006-2008, që është miratuar dekreti i Presidentit dhe janë amenduar nenet e ligjit. Po prapë, kemi ligjin “Për masat e sigurisë publike”, që është kthyer me dekret Presidenti dhe më pas janë reflektuar dhe janë bërë amendime.

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta nuk është veprimtari prodhuese, është e shkruar.

Eduard Shalsi: Në praktikën parlamentare, e ka bërë ky Parlament kur keni qenë ju në pushtet, por pavarësisht kush ka qenë, dekretet e Presidentit ose rrëzohen ose miratohen, ose miratohen me ndryshime. Ne jemi në rastin e tretë ku do miratohet me ndryshime.

Oerd Bylykbashi: Ky është budallallëk, ky që po thua…

Jorida Tabaku: Si miratohet dekreti me ndryshime…

Ilir Beqaj: Në nenin e ligjit bëhet një ndryshim…

Jorida Tabaku: Nuk mund t’i futeni këtu nen për nen, ligjin e votuat dhe e shpallët antikushtetues. S’mund t’i bësh ndryshime, ligji ka rënë i gjithi…

Ilir Beqaj: Në pikën 11, “Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private, që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj…

Albana Vokshi: O Ilir, boll me vjedhjet, o Ilir..

Endrit Brahimllari: Është turp kjo që po bën ore… Ça ka për të qeshur…

Albana Vokshi: Këtu flasin vetëm hajdutët, s’i lënë të flasin deputetët…

Endrit Brahimllari: Me mua, moj, bëj ironi… More vesh…

Eduard Shalsi: Dil jashtë o legen, o qen…

Endrit Brahimllari: Legen je vetë ore, ordiner.

Ilir Beqaj: Pse e ngre zërin ti…

Endrit Brahimllari: Pse, kush je ti? Legen burrë. S’të vjen zor ty.

Ilir Beqaj: Mos ma ngri mua zërin, ulu poshtë…

Endrit Brahimllari: Ik ti, ordiner, hajdut!

Eduard Shalsi: Do e kaloj në votim, në rast se ca tipa këtu, që vlerësohen, sa më kokëbosh të jenë…

Bardh Spahia: Kjo është arroganca o Shalsi.

Enkelejd Alibeaj: Ua ka lidhur duart Fusha, nuk e di me se çfarë çmimi, por këtë e ka marrë i madh dhe i vogël vesh. Sapo votuat pranimin e dekretit të Presidentit, e votuat. Nga momenti që votuat, Presidenti ka bërë 9 faqe që rrëzon ligjin tuaj si antikushtetues. Në kundërshti me MSA-në, vjedhje e hapur. Ua ka thënë të gjitha. Procedura e këtij palo Parlamenti thotë vetëm një gjë, ligji që e votuat ka rënë. S’ka më ligj. Filtri i parë dhe i vetëm, fatkeqësisht, është vetoja e Presidentit dhe ai e ka rrëzuar ligjin. Ju doni të anashkaloni një rregull tjetër të Kushtetutës, ju e pranoni dekretin e Presidentit, por ky zotëria po fut ca amendamente të ligjit, që ka rënë tashmë. Amendamente të ligjit që ka rënë?! Ju duhet të filloni në procedurë të re ligjore, por këtu ka ndryshim të madh. Po të nisni një ligj të ri, ju nuk ia hiqni dot të drejtën Presidentit që të rrëzojë përsëri atë ligj. Ky është mashtrimi që doni të bëni. Eduard Shalsi: Kush është dakord me ndryshimet… Miratohet.

Paraardhëse

Plagosje në Tiranë, babai 51 vjeçar sulmon me thikë të dashurin e vajzës në mes të lokalit (VIDEO)

Pasardhëse

Tjetër tërmet në Shqipëri, qytetarët dalin në rrugë (FOTO)

Pasardhëse

Tjetër tërmet në Shqipëri, qytetarët dalin në rrugë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.