• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Polici i Habilajve” ringjallet nga arratia! Kundërshton prokurorinë shqiptare për hetimet

16 September, 2018
në Aktualitet
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës ka gati një vit që i fshihet drejtësisë.

Por ndonëse nuk guxon të përballet me të, ai nuk heq dorë nga beteja proceduriale nga arratia.

Ish-zyrtari i policisë i shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017, ka dhënë shenja jete pak ditë pasi Krimet e Rënda zgjatën me tre muaj afatin e hetimit për të.

Çela ka bërë ankim në gjykatë për zgjatjen e hetimit. Përmes avokatit të tij, ish-zyrtari i policisë ka depozituar një kërkesë penale që ka për objekt “ankimin mbi zgjatjen e afatit të hetimeve”. Kërkesa mban numrin 221 në kryesekretarinë e Gjykatës për Krimet e Rënda, ku pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Liljana Baku. Seanca e parë e saj është caktuar në datën 21 shtator.

Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit. Ai bëri të njëjtën kërkesë nga arratia në mars të këtij viti, kur hasi në refuzimiun e gjykatës. Gjykata për Krimet e Rënda zgjati hetimin ndaj ish-kreut të Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish-shefin e hetimit të narkotikëve, Gjergji Kohila deri më 20 nëntor 2018 në ditët e para të shtatorit. Kërkesa për zgjatje u argumentua nga prokuroria me nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore shtesë.

Përveç tyre në kërkim është edhe ish-zyrtari tjetër i Policisë së Vlorës, Sokol Bode. Sipas prokurorëe të krimeve të Rënda, tre ish-zyrtarët e Vlorës kanë ndihmuar dhe garantuar paprekshmërinë e grupit kriminal të “Hablilajve” në trafikun e drogës drejt Italisë.

Paraardhëse

Bëmë baba të të ngjaj, Rama nxjerr Zahon në stërvitje, i vesh fanellën e Juventusit (VIDEO)

Pasardhëse

Paradoksi i Tritan Shehut: Kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit për këngën, vetë ka dalë foto me Enver Hoxhën pas prishjes së kishave dhe xhamive (FOTO)

Pasardhëse

Paradoksi i Tritan Shehut: Kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit për këngën, vetë ka dalë foto me Enver Hoxhën pas prishjes së kishave dhe xhamive (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.