• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fikja e kanaleve analoge, çfarë e provokoi mllefin e qytetarëve

12 September, 2018
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vendimi i Autoritetit të Mediave Audiovizuale për bllokimin e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës rezultoi një katastrofë. Mijëra vetë mbetën pa sinjal televiziv dhe nxituan të blejnë aparatet, duke krijuar radhë të gjata, kryesisht në dyqanet e platformave Digitalb dhe Tring. Brenda 24 orëve AMA riktheu sinjalin e televizioneve analoge, për shkak të irritimit që provokoi tek qytetarët.

Vendimi i AMA-s është që deri në 15 janar të vitit tjetër, në Tiranë dhe Durrës kanalet televizive mund të shihen falas në të gjitha aparatet televizive. Por në këto 24 orë u pa qartë se kalimi në transmetim dixhital provokoi një valë mllefi tek shumica e qytetarëve.

Dyndja e menjëhershme në dyqanet e platformave dixhitale Tring dhe Dixhitalb tregoi se qytetarët ishin të painformuar. Pavarësisht se fushata në media ka nisur tashmë prej një viti e gjysëm, siç pranoi kreu i AMA Gentian Sala, sërish ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte. Shumë prej atyre që qëndronin për orë të tëra në radhë, thanë se nuk e kishin kuptuar mesazhin e AMA-s dhe se vendimi i kishte ardhur papritur.

Problemi ishte se transmetimet dixhitale kaluan në frekuenca për të cilat duhej blerë një dekoder DVB-T2. Të gjithë ata që kanë një televizor plazma me dekoder të përfshirë, që është DVB-T, DVB-C, por jo DVB-T2, nuk mundën të shohin më asnjë kanal televiziv, as analog dhe as dixhital.

Nga ana tjetër, fikja e transmetimeve analoge gjeti të papërgatitura platformat dixhitale. Aparatet në shitje nuk mjaftonin për të përballuar fluksin e kërkesave. Por e sigurtë është që biznesi ka qenë në ditën e tij më të mirë, këto 24 orët e fundit.

Por irritimi i qytetarët nuk erdhi thjesht nga radhët e gjata, mungesa e informimit apo nga zhgënjimi se jo të gjithë aparatet dixhitale mund ta përballonin transmetimet e reja.

Shkak u bë arroganca dhe vendimi për të marrë akoma para nga qytetarët, për kanale që janë falas në transmetim. Dhe këto janë qytetarët që nuk mund t’ia lejojnë vetes blerjen e një televizori, prodhim të viteve të fundit.

Janë mijëra pensionistë, të papunë, invalidë apo familje të tjera me të ardhura të pakta, të cilët sapo kuptuan se taksa që paguajnë për Televizionin Publik nuk mjafton. Vërtet që çmimi i një aparati DVB-T2 mund të duket një shumë e papërfillshme për t’u paguar (nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë), por në këto 24 orë, qytetarët e më të varfër të vendit e konsideruan këtë një pagesë të padrejtë.

Sepse, nëse e kanë paguar çdo muaj taksën për të parë TVSH-në dhe televizionet e tjera kombëtare, atëherë përse duhet të paguajnë dy herë për të marrë të njëjtin shërbim?

Dhe këto janë të njëjtët që kanë ndjerë në xhepat e tyre rritjen e çmimit të ujit, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e çmimit të biletës së autobuzit, rritjën e çmimit të karburanteve madje edhe të librave shkollorë, për të cilat vazhdojnë t’u thuhet se po i marrin falas./Lapsi.al

Paraardhëse

Shifrat marramendëse të reklamës, cili është TV më i madh në vend?

Pasardhëse

Shqiptari hero, shpërblehet me shtetësi franceze dhe para, ja ç’bëri (VIDEO)

Pasardhëse

Shqiptari hero, shpërblehet me shtetësi franceze dhe para, ja ç'bëri (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.