• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akti i dytë i show-t ‘me banda kriminale’, futet në ‘skenë’ edhe kryeprokurorja Arta Marku, ja ‘roli’ që ka aktruar sot (FOTO)

7 September, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas dështimit në Shkodër, dhe show-t ‘pa bereqet’ të Policisë në Berat dhe Elbasan, kryeprokurorja Arta Marku ka ngritur sot siparin e aktit të dytë të këtij spektakli. Ajo, duke bërë sikur po lufton krimin, ka mbledhur sot në një takim drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Është bërë bajate kjo frazë “për bashkëpunim”. Të paktën që kur Arta Marku u katapultua në krye të Prokurorisë së Përgjithshme…

… Sepse ky “bashkëpunim” zyrtarisht ka nisur që në janarin e këtij viti, kur Arta Marku mori pjesë në mbledhjen e TFQN (Task Forca Qendrore Ndërinstitucionale), të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme. Nga fotoja “zyrtare” e cila u shpërnda nga ministria e Brendshme shihej se në këtë mbledhje merrnin pjesë Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Në atë mbledhje anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale. Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjencive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

Sot, kur pritej që kryeprokurorja të bënte të ditur rezultatet e këtij bashkëpunim të dakordësuar në janarin e vitit 2018 në zyrën e Fatmir Xhafajt, Arta Marku, ka harruar ku ka qenë e farë ka rënë dakord dhe “e fillon nga e para”, dhe flet dhe kërkon nga vartësit e saj “bashkëpunim”.

Por kjo mbledhje “për bashkëpunim” nuk është e vetmja e Arta Markut.

Në fillim të muajit shkurt 2018, Arta Marku ishte sërish “mysafire” në zyrën e Fatmir Xhafajt në ministrinë e Brendshme, ku së bashku nënshkruan një marrëveshje (tjetër) bashkëpunimi, e cila, sikurse u deklarua zyrtarisht ato ditë, synonte përfshirjen e organit të akuzës dhe policisë në task forcën që do ngrihej për luftën ndaj krimit, aseteve dhe të ardhurave të paligjshme të grupeve kriminale. Ne një kohë që strukturat e SPAK ende nuk janë ngritur, nëpërmjet këtij bashkëpunimi Prokuroria dhe Ministria e Brendshme krijojnë kushtet për hetimin e grupeve kriminale por edhe zyrtarëve të lartë ne operacionin forca e ligjit.

“Objekti i veprimtarisë se kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejte, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të larte shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës se Shqipërisë”, deklarohej zyrtarisht në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe në shkurt 2018, frazë që nuk ndryshon shumë nga çfarë ka kërkuar sot nga vartësit e saj Arta Marku.

Por, me sa duket, që prej bërjes “personazh publik” të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, kjo marrëveshja Marku – Xhafaj, “e ka humbur fuqinë”, aq sa kryeprokurorja nuk shkon më në zyrën e ministrit të Brendshëm, por thërret në zyrën e saj vartësit dhe flet përsëri “për bashkëpunim”.

Foto:



Paraardhëse

Platforma me 4 shtylla e opozitës

Pasardhëse

E frikshme në Sarandë, mësuesja rreh fëmijët e klasës së parë: Doni dru ju? Pusho, mbylle! (VIDEO)

Pasardhëse

E frikshme në Sarandë, mësuesja rreh fëmijët e klasës së parë: Doni dru ju? Pusho, mbylle! (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.