• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bulqizë, hyjnë natën në banesë rrëmbejnë adoleshenten dhe kanosin të ëmën

7 September, 2018
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se kanë rrëmbyer nga familja një 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen. E ëma e minorenes ndërkohë ka pranuar se vajza ka patur një lidhje intime me një nga të rinjtë e që rrëmbyen.

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë rrëmbyer nga shtëpia e saj një vajzë 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar familjarët e saj.

Të arrestuarit janë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur një 30 vjeçar me iniciale F.T., banues në Bulqizë, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si edhe një 21-vjeçar me iniciale E.D.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 5 të rinjtë akuzohen se kanë kanosur të emën e 15-vjeçares të tërheqë një kallzim që ajo kishte bërë në polici për rrëmbimin e vajzës dhe kërcënim.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe” – informoi sot policia e Bulqizës.

Gruaja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të familjes.

Gruaja sipas policisë ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici.

Vajza u rrëmbye prej 5 shtatorit

Prej 5 shtatorit, familja nuk ka asnjë të dhënë për vajzën minorene me të cilë kanë humbur çdo kontakt.

Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Paraardhëse

Bllofi fëmijënor dhe qesharak i Lulzim Bashës

Pasardhëse

Spektakli i Policisë në Shkodër, 5 reparte speciale për vetëm qindra fishekë

Pasardhëse

Spektakli i Policisë në Shkodër, 5 reparte speciale për vetëm qindra fishekë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.