• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tunel për të shkuar te vëllai, i del në dritare komshiut: Kërkoi thesare (VIDEO)

6 September, 2018
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të ndalur! Një banor i fshatit Terihat në Gjirokastër, hapi një tunel 30 metra të gjatë, me qëllim për të shkuar te banesa e vëllait. Por, gaboi rrugën dhe doli poshtë dritares së komshiut.

Në redaksinë e “Fiks Fare” u ankua një banor i të njëjtit fshat, i cili pretendonte se, në momentin që kishte hipur në një shkallë, me qëllim për të rregulluar çatinë e shtëpisë, toka është çarë dhe ka rënë në një gropë të madhe. Z.Mantho pohon se nga rrëzimi është dëmtuar, ndërsa kur ka rënë në gropë ka vënë re se brenda kopshtit të tij, ishte ndërtuar një tunel i gjatë 30 metra.

“Tuneli më ka prishur një pjesë të themeleve të shtëpisë. U futa brenda në tunel dhe pashë se ishte ndërtuar mirë. Anës kishte mure mbajtëse, ndërsa në tavan i ishin vendosur pllaka guri. Tuneli kishte edhe elektrifikim. Unë ndoqa gjurmën, dhe më çoi te shtëpia e komshiut”, thotë i moshuari, ndërsa tregon se thirri edhe komshiun, për t’i treguar çfarë i kishte ndodhur.

“Erdhi e pa tunelin dhe në fillim më tha se e kishte si hambar, do të mbante djathin, rakinë. Më pas më tha se tunelin e kishte bërë për t’u lidhur me shtëpinë e të vëllait, e cila është sipër shtëpisë sime. Nuk e besova, pasi mendoj se e ka hapur për të gjetur ndonjë thesar. Shtëpia ime më parë ka qenë bazë e grekëve në luftën me italianet. Babai i komshiut ma ka kërkuar disa herë për ta blerë. Ai kishte informacione se në nëntokë fshihej thesar. I kërkova të më jepte dhe mua ndonjë pjesë, po s’më dha asnjë gjë”, tregon z. Mantho, ndërsa pohon se rastin e ka denoncuar edhe në polici.

Pas denoncimit, gazetarët e Fiksit u futën brenda në tunel për ta parë. Tuneli ishte i gjatë 30 metra dhe ngjasonte me galeritë e minierave. Brenda tij kishte mjete pune, kapele mbrojtëse si dhe vegla të ndryshme. Madje, disa pjesë, ishin ndërtuar edhe me mur guri, me qëllim që tuneli të mos shembej. Dhëndëri i denoncuesit thotë se arsyeja e vetme përse është hapur tuneli, është për thesar. Sipas tij, tuneli është hapur për vite me radhë.

Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në banesën e personit që ndërtoi tunelin. Në bisedë, ai pohon se fillimisht, në vendin ku është ndërtuar tuneli, ka qenë zgavër.

“Më tha babai që të gërmoj më tutje. Fillimisht mendova ta bëja një vend kur të lija djathin, rakinë. Më pas, në kohën e vitit 1997, babai më kërkoi që të bëja një tunel në nëntokë, për t’u lidhur me banesën e vëllait, pasi kishim frikë nga vjedhjet” thotë ai

Pyetjes se përse përfundoi te komshiu, ai thotë se ka qenë një gabim, pasi gjatë gërmimeve, i ka dalë parë një shkëmb i madh.

Deklaratën e komshiut se ka kërkuar për thesare, ai e quan si budallallëk, ndërsa thotë se punimet e fundit janë bërë para 4 vitesh. Në fund, heq përgjegjësinë nga vetja, duke pohuar se ka qenë ideja e babait të tij për të ndërtuar tunelin, ndërsa nuk ka pasur qëllim që të gjejë thesare në tokën e komshiut.

Video:

Paraardhëse

Historia dramatike e shqiptares, fëmijëve u jap niseshte me ujë, kam tentuar të vetëvritem (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Parashikimi i motit 7 shtator 2018, ja çfarë pritet në mesditë

Pasardhëse

Parashikimi i motit 7 shtator 2018, ja çfarë pritet në mesditë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.