• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë do të ndodhë në Shqipëri nëse nuk ndryshohet ora?

4 September, 2018
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Europian pritet të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore për herë të parë pas shumë dekadash. Për Shqipërinë kjo do të thotë që në muajt e dimrit, dielli të lindë rreth orës 8 dhe të perëndojë rreth orës 5.30 të pasdites.

Një vrojtim i kryer nga Bashkimi Europian zbuloi se shumica dërrmuese e të anketuarve në vendet anëtare ishin kundër shqetësimeve që i krijon ndryshimi i orës në pranverë dhe në vjeshtë, një praktikë që ka lindur një shekull më parë me qëllim të kursimit të energjisë gjatë muajve të verës. Kjo mjaftoi që presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të deklaronte se BE mund të miratojë heqjen dorë nga ndryshimi i orës. Kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet do të heqin dorë, por që vendet anëtare mund të vendosin nëse duan ta ndryshojnë orën apo jo.

Nëse Shqipëria vendos të mbajë orën verore, ose atë dimërore, disa komplikacione të pakëndshme pritet të lindin. Aktualisht, ora verore në Shqipëri nënkupton që në ditën më të gjatë, (20 qershori), dielli lind rreth orës 4.10 të mëngjesit dhe perëndon rreth orës 8.30 të mbrëmjes. Ora e dimrit nënkupton që në ditën më të shkurtër të vitit, (21 dhjetor), dielli të lindë rreth orës 7.10 të mëngjesit dhe të perëndojë rreth orës 4.30 të pasdites.

Vendet e hemisferës perëndimore filluan ta përdorin orën verore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe arsyeja ishte thjeshtë kursimi i energjisë. Një orë diell në mëngjes është e papërdorshme sepse njerëzit vijojnë të flenë deri sa të vijë orari për të vajtur në punë ndërsa në mbrëmje një orë ditë shtesë kursen nevojën për ndriçim. Jo të gjithë janë të bindur se kursimi i energjisë nga ndryshimi i orës është real ose është në përmasa të tilla që ia vlen në krahasim me stresin e shkaktuar nga ndryshimi. Ndriçimi përbën një pjesë të vogël të energjisë totale të konsumuar dhe sistemi që prodhon energjinë elektrike në shumicën e vendeve është i tillë që prodhon në vijimësi dhe ka fleksibilitet të ulët për të prodhuar më pak kur konsumi është më i vogël.

Arsyeja se pse ora ndryshon gjatë verës duke u afruar me një orë është që në orët jo të përdorshme të ditës në mëngjes të hiqet një orë dhe të shtohet në mbrëmje, kur njerëzit janë joaktivë. Nëse ora e dimrit do të mbahej edhe gjatë muajve të verës, kjo do të thoshte që në Shqipëri dielli të lindte në 3.30 dhe të perëndonte në 7.30. Kjo do të thotë gjithashtu që nëse Shqipërisë do t’i duhet të marrë një vendim për këtë çështje, ka pak logjikë që ky vendim të jetë për mbajtjen e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës. Më shumë logjikë do të kishte mbajtja e orës së verës edhe gjatë muajve të dimrit. Kjo gjithsesi nuk do të ishte pa pasoja. Me orën aktuale të dimrit, dielli lind të orën 7.10 ndërsa shumica e aktivitetit të familjeve dhe punëtorëve nis gjithashtu rreth kësaj ore. Prindërit dërgojnë fëmijët në çerdhe, kopështe apo shkolla para orës tetë dhe puna në shtet fillon gjithashtu më 8 e puna në një pjesë të aktivitetit privat fillon më 9. Me orën e verës, kjo do të thotë se shqiptarët do të duhet të zgjohen ende pa zbardhur dhe të bëjnë rrugën nga shtëpia për në kopësht, shkollë apo punë në errësirë.

Alternativa tjetër, mbajtja e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës, ka gjasa do të sillte kosto të mëdha pasi perëndimi do të ishte në orën 7.30 dhe disa orë me diell në mëngjes do të ishin krejtësisht të papërdorshme.

Në të gjitha rastet Shqipëria ka të drejtë të zgjedhë të vijojë me sistemin aktual.

Paraardhëse

Tentoi të kalonte doganën e fshehur në valixhe, gruaja e pëson keq (VIDEO)

Pasardhëse

45 gazetarë të kërcënuar po përgatiten të lënë Shqipërinë, për të marrë azil në SHBA dhe vendet e BE-së

Pasardhëse

45 gazetarë të kërcënuar po përgatiten të lënë Shqipërinë, për të marrë azil në SHBA dhe vendet e BE-së

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.