• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Mikrovalët, arma sekrete që sëmuri diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë

4 September, 2018
në Botë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjekët dhe shkencëtarët dyshojnë gjithnjë e më shumë se mikrovalët kanë qenë shkak i zhurmave dhe sëmundjeve të pashpjegueshme që kanë vuajtur diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre, gjatë vitit të kaluar, në Kubë dhe në Kinë, raportoi gazeta New York Times.

Dhjetëra njerëz kanë raportuar se kanë dëgjuar tinguj të fuqishëm në shtëpitë e tyre ose dhomat e hotelit, që janë pasuar me dhimbje të rënda koke, marramendje, probleme me gjumin dhe humbje të dëgjimit.

Një studim mjekësor i 21 viktimave në Kubë, i publikuar në mars, nuk i ka përmendur mikrovalët si shkak, por autori i tij i tha gazetës New York Times më 1 shtator se mikrovalët po konsiderohen tani si arma kryesore e dyshuar.

“Të gjithë kanë qenë skeptikë në fillim, por të gjithë pajtohen tani se ka diçka këtu”, tha Douglas Smith, drejtor i Qendrës për Lëndime dhe Riparime në Tru, pranë Universitetit të Pensilvanisë.

As Departamenti amerikan i Shtetit, as FBI-ja nuk i kanë fajësuar publikisht mikrovalët për sëmundjet, shkruan REL. Gazeta New York Times tha se është ende mister se kush mund t’i ketë kryer sulmet me mikrovalë dhe përse.

Spekulimet e shkencëtarëve janë përqendruar në mundësinë se disidentët pro-rusë në Kubë mund t’i kenë përdorur mikrovalët, në përpjekje për të penguar ngrohjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Havanës, e cila ka nisur në fund të mandatit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Paraardhëse

Këto janë dështimet më epike në dasma, do qeshni me lot (VIDEO)

Pasardhëse

Shpëtoi njerëzit gjatë apokalipsit në Greqi, Tsipras i jep nështetësinë emigrantit shqiptar (FOTO)

Pasardhëse

Shpëtoi njerëzit gjatë apokalipsit në Greqi, Tsipras i jep nështetësinë emigrantit shqiptar (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.