Me një vendim të papritur, duket se ka nisur vala e shkarkimeve në rradhët e socialistëve.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Burgjeve shqiptare, ish deputetin Arben Çuko, me motivacionin se largimi bëhet për përmirësimin e punës dhe rritjen e sigurisë.
Vendimin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Drejtësisë, e cila do ta zëvendësojë Çukon me ish zv.Ministrin e Brendshëm Stefan Çipa.
“Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa. Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.”- njofton ministria. /Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post