• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ishte thjesht një mësuese në Pukë kur humbi vajzën e saj 7 muajshe, sot ajo është kthyer në shqiptaren më të sukseshme!

3 September, 2018
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mirela Sula psikologia që jeton në Londër nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. E njohur si “Migrant Woman”, (gruaja emigrante) Mirela bëri bujë rreth 2 vjet më parë teksa tregoi historinë rrënqethesë të saj.

Jeta Mirelës nisi si një mësuese në periferi të Pukës dhe po në këtë periudhë jeta e përballi me sfidën më të vështirë. Mirela humbi vajzën e saj, vetëm 7 muajshe pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Në përpëlitjet e dhimbjes për ta mbajtur gjallë mbaj mend veten duke ecur në rrugët e Tiranës për herë të parë. Teksa i laja me lot ato rrugë duke u munduar të përballoja klithmat e sime bije në spital e pyesja veten: çfarë do ndodhë me jetën time, jam vetëm 22 vjeçe dhe më duket vetja si e humbur në këtë botë që duket krejt e huaj për mua. Për herë të parë eksplorova Tiranën dhe shihja që shoqet e mia shkonin në shkollë apo ndiqnin ëndrrat e tyre, ndërsa unë dergjesha në spital e zhytur në depresion me time bijë vetëm 7 muajshe. E kush mund t’i kuptonte ankthet e një gruaje të re fshati si unë. Fundja kush isha unë? Askushi, një nuse fshati që duhej të fshija çdo ditë oborrin, të piqja bukën në furrë, të prisja berret kur vinin nga mali, të milja lopën, të laja rrobat me dorë dhe për këtë duhej të ndizja një zjarr të madh përjashta me një kazan të madh me ujë të ngrohtë teksa ngrija së ftohti në borë. Ja kështu ka nisur udhëtimi im. Kur humba edhe time bijë e cila nuk ia doli dot të jetonte thashë se udhëtimi mbaroi, kaq ishte”, rrëfente asokohe Mirela.

Pas kësaj Mirela u vendos në Londër dhe tashmë është një ndër shqiptaret me poste më të larta jashtë kufijve të vendit. Ajo është drejtuese e ‘Global Woman’ në Londër, shoqatë që funksionon për mbrojtjen e të drejtave të grave në botë.

Së fundmi Sula është rikthyer pas shumë kohësh në vendlindjen e saj në Shkodër. Mirela ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në krah të të atit dhe tregon lidhjen e ngushtë që ka me të.

“Jam kthyer në vendlindjen time, për të takuar një njeri të rëndësishëm të jetës, babain tim. Jeta më ndau me të kur isha 6 vjeç. Pastaj u ribashkuam kur isha 18 vjeç. 6 vitet e fundit mendoj se i përkas botës, por ai është nxitja që më sjell përsëri në këtë parajsë të vogël në vendin tim të lindjes ….”, shkruan ajo në përshkrimin e fotos.

Paraardhëse

Thinjat, zbulohet arsyeja tronditëse përse shfaqen

Pasardhëse

Tornadoja dhuron spektakël në Vlorë (FOTO)

Pasardhëse

Tornadoja dhuron spektakël në Vlorë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.