• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘3.2 mln euro në llogaritë e drejtorit të Ramës’, PD: OSHEE do marrë taksën e banesës

2 September, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

‘Edi Rama rrit taksat dhe paratë e shqiptarëve ua jep familjarëve dhe shpurës së tij të inkriminuar’.

Deklarata është bërë gjatë ditës së sotme nga deputetja e PD-së Dhurata Çupi.

Sipas saj, ‘OSHEE do të marrë direkt nga xhepat e shqiptarëve 4 për qind të taksës së banesës’.

Çupi deklaroi nga selia blu se shumën prej ‘3.2 milionë eurosh OSHEE do të çojë në llogaritë e drejtorit të Ramës’.

Deklarata e plotë e deputetes Dhurata Çupi:

Mbledhja e taksës së banesës nga OSSHE, shkel rëndë autonominë e pushtetit vendor Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit:

Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë;

Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve.

Ia shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë.

Këtë ka ndërmend të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve.

Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë

Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritareve ose baxhanakut të kryeministrit.

Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë.

Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura.

Përvecse një dhunim flagrant i kompetencave të pushtetit vendor, vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve.

Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje.

Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit , Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro.

Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetem dy tenderat që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës.

Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja.

Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare!

Paraardhëse

Ironia e ish-ministrit: Dy njerëzit që shqiptarët nuk do i harrojnë (FOTO)

Pasardhëse

Dalin fotot nga arkiva: Shihni si dukej Marina Vjollca në emisionin e parë si prezantuese (FOTO)

Pasardhëse

Dalin fotot nga arkiva: Shihni si dukej Marina Vjollca në emisionin e parë si prezantuese (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.