• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dikur na quante kriminelë, tani më të mirë se francezët! Vërtet ka ndryshuar Salvini?

29 August, 2018
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama ia doli të kapte edhe një herë titujt kryesorë të medieve italiane, por edhe atyre evropiane. Gatishmëria e qeverisë së Tiranës për të marrë disa emigrantë nga anija “Diciotti” me 150 persona në bord që nuk u lejua nga qeveria italiane të zbarkonte në portin e Katanias u bë lajm për shumë nga agjencitë ndërkombëtare.

Vërtet kishte mbetur Italia dhe mbarë Europa në dorë të Shqipërisë? Jo. Ta themi qartë që në fillim. Ishte çështje parimesh. Brukseli u tregua i prerë me qeverinë euroskeptike të Romës. Emigrantët do të zbarkojnë në qendrat e refugjatëve në Itali dhe më pas do të procedohet sipas marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.

Qeveria italiane këmbënguli në të sajën dhe sfidoi Bashkimin Europian duke i lënë refugjatët nga Eritrea dhe disa vende të Afrikës së Veriut për 5 ditë në kushte mizerabël në bordin e anijes. Qeveria e Conte-s nisi bisedimet e veçuara me vendet e Bashkimit Europian për të ndarë refugjatët, ndërsa Shqipëria u vetëpropozua.

Pas kësaj, Matteo Salvini, kreu i Lega Nord, një parti e njohur historikisht për qëndrimet e saj kundër emigrantëve nisi të përdorë emrin e Shqipërisë për konsum politik.

“Unë falënderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t’u vijë francezëve”, – u shpreh zv.kryeministri italian që mban edhe detyrën e ministrit të Brendshëm.

Por a ka qenë ky qëndrimi i Salvinit për shqiptarët edhe në të kaluarën? Nëse u hedh një sy deklaratave të tij sheh se kreu i Legës ka bërë shpesh deklarata kundër hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket. Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni?”, – iu drejtua ai ndjekësve të tij në Facebook në 2014-ën, vetëm një ditë pasi vendi ynë kishte marrë statusin e kandidatit.

Ai i ka parë historikisht emigrantët si burim të kriminalitetit. Në faqen e tij në Facebook ka bërë shpesh akuza kundër të huajve. Në një prej rasteve postoi një lajm për arrestimin e një bande shqiptarësh duke shkruar: “Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, – shkruante ai.

Me afrimin e zgjedhjeve tonet e tij u zbutën në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve. Nisi të sjellë shembuj integrimi, por sapo mori detyrën e ministrit të Brendshëm gjëja e parë që propozoi ishte largimi i të dënuarve të huaj që mbaheshin në burgjet italiane.

“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj. Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona” – tha Salvini pak kohë më parë.

Marrëdheniet mes qeverisë së majtë të Ramës dhe radikalëve të Salvinit nuk kanë qenë asnjëherë “të paqeta” sepse kryesocialisti bënte fushatë për Renzin. Madje në 2015-ën kur Salvini ishte në opozitë, Rama në RAI3 do të bënte akuza të forta ndaj tij duke i krahasuar mënyrën e tij të të bërit politikë me atë të fashistëve.

Mediat në Shqipëri shpërndanë me ekzaltim frazën e Salvinit se “ne qenkemi më europianë se francezët” duke harruar se gjithçka është thjesht “politikë e ditës”. Salvini që dikur e përdorte Shqipërinë si “dele të zezë” kundër Bashkimit Europian, sot mburr Shqipërinë për të “nxirë” Europën. Rama nuk është se shqetësohet për emigrantët, (strehimi i 20 prej tyre nuk e zgjidhi problemin), por i përdori ata për të marrë pak vëmendje dhe ia arriti.

VIDEO:

Paraardhëse

Shqiptarët populli më miqësor dhe i dashur me turistët

Pasardhëse

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë: Ku gënjen Edi Rama?

Pasardhëse

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë: Ku gënjen Edi Rama?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.