• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Historia e lidhjeve të PS me bandat më të rrezikshme

22 August, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa ditë pasi është vënë në shënjestër të opozitës për lidhjet me Mond Begon, Taulant Balla jo vetëm i konfirmoi thashethemet që e lidhnin me njeriun e besuar të Aldo Bares, por tregoi dhe miqësinë familjare që kishte me këtë person, dikur trafikant droge, sot biznesmen ndërtimi në Tiranë.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir” u shpreh Balla, duke dalë garant se mbrojtje politike Mond Bego nuk kishte pasur kurrë nga PS.

Por nga kryesia e Kuvendit, Balla shkoi më tej dhe u shfaq protektiv kur foli për trafikantin biznesmen. E quajti atë “një njeri të thjeshtë dhe të zakonshëm”, viktimë e luftës politike PD-PS. Madje sipas Ballës, Bego po trajtohet pa të drejtë nga media, sepse “një person nuk mund të vuajë të njëjtin lajm, si para 10 vitesh, kur e ka kryer dhe pasi e ka kryer një vepër të caktuar penale”.

Fjalët e Taulant Ballës do të ishin një sfidë tronditëse, që i bëhet opinionit publik për çdo vend të qytetëruar, por ky nuk është rasti i Shqipërisë. Ka kohë tani që lidhjet e politikës me krimin, jo vetëm nuk janë të ndaluara, por janë rruga e duhur për të bërë karrierë.

Sa për të bërë një prezantim modest se kush është Edmond Bego, vlen të kujtohet një paragraf i La Repubblica i vitit 2009. Rastis që Mond Bego të kishte thuajse të njëjtin pozicion si Taulant Balla në hierarkinë e grupimit ku bën pjesë, njëri në Bandën e Lushnjës, tjetri në Partinë Socialiste.

Lexoni çfarë shkruajnë gazetarët italianë, një ditë pas arrestimit të Aldo Bares.

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshme italiane në atë kohë.

Për t’u njohur me njeriun të cilin Taulant Balla e prezanton si mikun e tij, nuk është nevoja të kujtohen me detaje bëmat e Bandës së Lushnjës. Loja me kokën e prerë në mes të qytetit, krijimi i Komisariatit nr.2, historitë e përdhunimit, vrasja e policëve, pengmarrjet, trafiku i prostitutave dhe i drogës ishin pjesë e aktivitetit të bandës së famshme edhe për lidhjet e vazhdueshme me deputetët socialistë, gjatë dhe pas kaosit të vitit 1997.

Sërish dalja në konferencë për shtyp e kryetarit të deputetëve të partisë në pushtet, për të mbrojtur dhe justifikuar një person të dënuar dhe të arrestuar për trafik droge, nuk përbën ndonjë skandal në Shqipëri.

Sepse politika prej kohësh ka krijuar një tradite bashkëpunimi me krimin, të cilën Edi Rama e ngriti në nivele të papara ndonjëherë.

Miqësia me të fortët, drekat dhe darkat me kriminelët, futja e tyre në parlament, propozimi dhe mbështetja për kryetarë bashkish u bënë një fenomen i zakonshëm në 5 vitet e fundit.

Janë rastet e Elvis Rroshit, Arben Ndokës, Armando Prengës, Mark Frrokut dhe të tjerë që kanë nxjerrë në pah mbështetjen dhe herë pas herë admirimin që kryeministri Rama ka për njerëzit e nëntokës.

Thënë këto, ç’të keqe ka miqësia e Taulant Ballës me Mond Begon? Madje, nuk i dihet, nëse gjërat shkojnë si duhet, vitin tjetër mund ta kemi kandidat të PS për ndonjë bashki. /Lapsi.al.

Paraardhëse

Tre socialistë të Ramës me 17 emra, rekord edhe për Cosa Nostrën, ja kush janë

Pasardhëse

Të flesh me gojën hapur është e rrezikshme, ja arsyeja

Pasardhëse

Të flesh me gojën hapur është e rrezikshme, ja arsyeja

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.