• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

OSHEE, tender 3 mln dollarë mikut trafikant të Taulant Ballës

22 August, 2018
në Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edmond Bego, biznesmeni i dënuar me 21 vite burg nga Gjykata Italiane e Kasacionit, i njohur si mik i ngushtë i Taulant Ballës, ka përfituar shifra marramëndëse nga tenderat publikë në Shqipëri. SYRI.net publikon dokumenta zyrtarë që faktojnë se vetëm 1 muaj para se të arrestohej nga autoritetet greke, Bego ka fituar përmes kompanisë së tij Inerte Expres një tender me vlerë 299.1 milionë lekë ose afro 3 milionë dollarë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Më saktësisht tenderi është zhvilluar në datën 4 qershor të këtij viti dhe kontrata është lidhur në 4 korrik.

Objekti i tij ka qenë rikonstruksioni i kabinave muratore dhe shtrirja e 5 fiderave në rrugën Sulejman Delvina në kryeqytet. Sipas dokumentave, fondi limit i tenderit ka qenë 299.3 milionë lekë dhe kompania Inerte Expres e ka fituar atë me vlerën 299.1 milionë lekë, pra gati sa 100 për qind e fondit limit. Më parë Partia Demokratike pati publikuar dokumenta për një tjetër tender me vlerë 100 milionë lekë që kompania Inerte Expres e Begos ka marrë nga Operatori i Transmetimit po gjatë muajve të fundit.

Pra në total vetëm gjatë kësaj verë biznesmeni Mondi Bego ka marrë përmes kompansë Inerte Expres 400 milionë lekë ose rreth 4 milionë dollarë tendera publikë, ndërkohë që vetëm 1 muaj më vonë do të arrestohej nga autoritetet greke.

Arrestimi i Bego-s bëri bujë të madhe në Shqipëri për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Taulant Balla. Një ditë më parë pas publikimit të fakteve nga media Balla u detyrua të pranonte lidhjen e tij me Begon duke deklaruar se e ka mik familjar, por shtoi se nuk e ka mbrojtur asnjëherë politikisht dhe as ka ndikuar që ai të favorizohej. Por dokumentat zyrtarë tregojnë se biznesmeni Bego ka marrë miliona dollarë para nga buxheti i shtetit, madje dhe me oferta sa 100 për qind e fondit limit.

Paraardhëse

Ja çfarë e lidh Ahmed Kalanë me trafikantin Edmond Bego

Pasardhëse

Gjermania, viza me kritere të lehta për të punësuar emigrantë profesionistë

Pasardhëse

Gjermania, viza me kritere të lehta për të punësuar emigrantë profesionistë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.