• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Letra prekëse e babait që do t’ju përlotë: Pse qava kur lindi vajzë

19 August, 2018
në Kuriozitete
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi kishim disa vite të martuar, vendosëm të provonim për një fëmijë, por nuk ishte aq e lehtë. Kaluan muaj e vite dhe ne ende nuk mund të kishim një fëmijë tonin në krahë. Vzituam mjekë të ndryshëm dhe ime shoqe u kurua për kiste ovare, por edhe kur ja dolëm mbanë që të mbetej shtatzënë, gjithçka përfundoi në një abort spontan.

Si përfundim vendosëm që të adoptonim dhe filluam një process të gjatë dhe të mundimshëm. Pasi zgjodhëm dikë dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë, morëm një goditje të fortë, na mohuan të drejtën për ta adoptuar pasi sipas tyre ne kishin ende shanse që të bënim vetë fëmijë.

Megjithatë dëshpërimi nuk zgjati shumë. Shpejt marrim vesh se ime shoqe ishte sërish shtatzënë. Kishim frikë, morëm frymë thellë dhe pranuam faktin se do të bëheshim me një bebe. Familjet tona, duke ditur edhe përpjekjet tona të vazhdueshme për të ngjizur një fëmijë, gëzuan me ne dhe ato nëntë muaj kaluan kaq shpejt, mbase jo dhe aq për time shoqe e cila kaloi tremujorin e fundit përgjatë muajve të nxehtë të verës.

Kur erdhi momenti dhe shkuam në spital, kisha emocione dhe frikë gjithashtu. I emocionuar sepse për pak më në fund do të kisha fëmijën tim në krah dhe i emocionuar për të mësuar nëse do të ishte një vajzë apo djalë. Por nervoz dhe i frikësuar sepse nuk isha i sigurtë nëse do të isha një baba i mirë por edhe për faktin se e dija që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet në sallën e lindjes.

Pas 40 orësh në proces lindje, doktori vendosi që të bënim një operacion cezarian. Vogëlushja jonë po kalonte stres dhe gjërat nuk po ecnin aq shpejt sa duhet. Ndërkohë që përgatisnin time shoqe për në sallë, e pyetën për emrin e bebit. Ne sigurisht kishim zgjedhur dy emra dhe ua thamë stafit të dyja, një nëse do të ishte vajzë dhe një nëse do të ishte djalë.

Qëndrova në ankth përkrah gruas time ndërkohë që mjekët punonin tek ajo. Minutat u shndërruan në orë, por më në fund momenti erdhi. Mjekët dhe infermierët e pritën plot emocione në këtë botë, ndërsa e thërrisnin me emrin e saj. Na e afruam vetëm pak momente dhe më pas e morën për t’u siguruar se ajo ishte mirë.

Kur më në fund pata rastin ta mbaja në krahë, u mrekullova. Ajo ishte perfekte dhe e bukur, dhe e gjitha e imja. Në atë moment u zhdukën gjithë ato vite plot frustrim dhe mundim dhe asgjë nuk kishte më rëndësi. Ndërsa ajo mbylli sytë e saj blu dhe e zuri gjumi në krahët e mi, nuk mund të mos magjepsesha pas saj dhe faktit që kjo jetë e çmuar më ishte dhuruar mua.

Mamaja e saj e kishte mbajtur për nëntë muaj dhe tani ishte koha ime për ta mbajtur atë. Në atë moment nuk e dija se jeta një ditë do ta çonte mijëra kilometra larg meje, se një ditë edhe ajo do të priste vajzën e saj. Dija vetëm që lutjet tona ishin dëgjuar dhe se tani ajo ishte e imja për ta mbajtur dhe kujdesur për të gjithë jetën.

Përgjegjësinë e të pasurit një vajzë e kuptova në atë moment. Unë do të isha ai që do t’i mësoja se si duhet të jetë një mashkull. Do të isha unë personi që ajo do të shikonte për model. Do të isha unë ai që do duhej t’i siguronte gjithçka. Për momentin bëhej fjalë për pelena dhe rroba të vogla, më vonë për një makinë dhe për shkollimin.

Kështu që qava. Nuk më vjen turp për ato lotë që rrodhën në faqet e mia sepse në ato momente çdo burrë do të bënte njësoj, i mbingarkuar nga emocionet e atij momenti . Pse qava kur u bëra me vajzë? Sepse ishte bekimi më i madh i jetës time dhe u ndjeva jashtëzakonishtt i nderuar. /albeu.com/

Paraardhëse

Mesazhi pikëllues i imamit në Itali: Gjenova do të dijë të ringjallet

Pasardhëse

Berberi që qethi Edi Ramën tregon të pathënat: Sa bakshish la kryeministri

Pasardhëse

Berberi që qethi Edi Ramën tregon të pathënat: Sa bakshish la kryeministri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.