• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpjegon Artan Fuga: Ja përse maturantët braktisin universitetet tona

16 August, 2018
në Aktualitet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Profesori i gazetarisë dhe filozofisë, njërehësh autor librash, Artan Fuga ka vënë në listë plot 30 arsye që kanë të rinjtë shqiptarë për të mos studiuar në universitet.

Statusi i plotë i Fugës në facebook

30 arsye se përse maturantët braktisin universitetet!

– Se nuk vijnë në degët që dëshirojnë

– Se rregjistrimet ua bën një strukturë e arsimit e centralizuar që nuk i lejon paraprakisht të njohin universitetet e ëndërruara prej tyre

– Se shkolla e mesme u jep dije krejt minimaliste dhe nuk u ngjall dëshirën për të mësuar.

– Se imazhi i shumë universiteteve është në fund të këmbëve

– Se arsimimi i lartë nuk jep punësim

– Se më kollaj gjen punë po të jesh trafikant votash, forumist partish, apo të jesh çun bosi politik ose i forti i lagjesh.

– Se më shtrenjtë se ne Shqipëri relativisht me fuqinë blerëse nuk ka as Harvard, as Oksford, asnjë universitet bote.

– Se reklama e sforcuar nëpër tv e bëri rininë t’i vijë për të vjellë për universitete fabrika parash

– Se studentët u rrëfejnë maturantëve të gjitha pislliqet, mashtrimet, korrupsionet nëpër universitete.

– Se dija që universitetet japin nuk po rinovohet sepse nuk e lejon ligja për arsimin e lartë, pra studentët nuk mësojnë gjë.

– Se për të jetuar në qytetet studentore dhe veçanërisht në Tiranë është shumë shtrenjtë

– Se popullsia e re e ka mendjen të iki jashtë dhe jo të studjojë

– Se populli sheh që fëmijët e politikanëve mësojnë jashtë shtetit dhe jo këtu, pra zhvleftësohet sistemi arsimor shqiptar

– Se meritat në diplomim nuk luajnë asnjë rol në jetën e studentit dhe në karrierën e tij

– Se profilet e studimeve janë mizerje dhe që nga koha e baba Qemos.

– Se burimet e informacionit si ëeb, etj; janë shumë më përpara sesa shumë budalliqe që dëgjojnë në auditore të ndryshme

– Se pasi u mbyllën disa universitete fabrika parash, po lulëzojnë të tjera edhe më bërnut se ata që u mbyllën dhe askush nuk bëzan. Tuuuuuurp!

– Se kultura e të studjuarit dhe e librit është braktisur përpara folklorit, te ne politika qeveris, bën art, bën kulturë. Jo shkenca e teknika.

– Se është plakur popullsia.

– Se vajzat që mbushin auditoret tani nuk u vlen diploma në pajë për t’u martuar.

– Se të kesh diplomë sot nuk është vlerë, vlerë është të kesh parà, ta kesh babin bos, ta kesh mamin pasanike ose botuese gazete.

– Se brezi i kohës moniste që e quante të diplomuarin si maja e arritjeve ka dalë ose po del në pension.

– Se maturantët kur shikojnë se kush është pronar ose rektor i ndonjë universiteti më mirë pranojne të rrine pa shkollë sesa të paguajë lekë për asgjë.

– Se shkolla e mesme është tmerrësisht e politizuar.

– Se edukata kombëtare, media, etj., nuk e frymëzojnë maturantin drejt dijes, meqë dija nuk të jep asnjë shans për jetën

– Se në shumë e shumë familje nuk ka lekë për libra dhe në shumë të tjera babi në vend të blejë libra i harxhon lekët për karburant makine;

– Se familja në kohë krize nuk ka parà dhe të rinjtë duhet të punojnë sa më shpejt për të fituar dy lekë me punë pa nevojë për shkollim

– Se sot nuk ka nevojë të jesh me zanat oficer për të përdorur armë, ose me zanat shofer për t’i dhënë veturës, ose me diplomë për të ditur gjuhë të huaj, etj.

– se i gjithë sistemi po braktiset:

Qytetarët braktisin atdheun
Votuesit braktisin zgjedhjet
Audiencat braktisin mediat
Studentët braktisin shkollën
Burri braktis gruan dhe gruaja burrin
Fshatarët braktisin bujqësinë
Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë
Gazetari braktis raportimin
Nëpunësit braktisin interesin publik
Na braktisin infermierët.
Klientët braktisin butikat.

Këta thonë se përse maturantët braktisin universitetet!

Paraardhëse

Ish-kreu i policisë së shtetit: Do të ketë ngjarje të rënda kriminale

Pasardhëse

Mjekët paralajmërojnë: “Mos i injoroni këto 3 simptoma të çuditshme, mund të jenë shenjat e para të diabetit”

Pasardhëse
Diabetic is doing a glucose level finger blood test

Mjekët paralajmërojnë: "Mos i injoroni këto 3 simptoma të çuditshme, mund të jenë shenjat e para të diabetit"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.