• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çmenden sërish çmimet nga Rinasi, ja sa kushton një biletë për të ikur nga Shqipëria

15 August, 2018
në Aktualitet
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të çmendura, si në asnjë vend tjetër të Europës.

Nëse në fillim të muajit gusht për të ardhur në Shqipëri nga Italia, Anglia apo Gjermania, çmimet e biletave fluturuan në rreth 200 euro për një drejtim, për në fund të gushtit po ndodh e kundërta. Për të fluturuar nga Rinasi drejt destinacioneve të Europës çmimet janë shtrenjtuar së tepërmi, duke arritur dhe rreth 300-600 euro për një drejtim.

Për të shkuar nga Tirana në Milano apo Torino në datat 24-28 gusht, bileta në një drejtim me Blue Panorama është 290 euro. Ndërsa kthimi është 50-60 euro, duke e çuar një bileta vajtje ardhje në 340-350 euro. Të njëjtat çmime janë dhe me Alba Wings. Vetëm pas javës së parë të shtatorit, biletat fillojnë e bëhen më të lira, duke zbritur në 120 euro e më pas në 50-70 euro nga Rinasi drejt Milanos apo Torinos.

Nga Shkupi në Milano në datën 24 gusht mund të shkosh në Milano me 164 euro (gati gjysmën) dhe të kthehesh me 20 euro, me Wizz Air.

Për të udhëtuar nga Tirana në Romë me Alitalia në fund të gushtit, çmimet janë akoma edhe më të çmendura, minimumi 330 euro dhe në datën 25 gusht biletën e gjen 440 euro. Kthimi kushton 95 euro.

Italia është destinacioni kryesor i shqiptarëve për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë aty, që vlerësohet të jenë mbi 500 mijë. Të dhënat nga Tirana International Airport bëjnë të ditur se destinacionet drejt Italisë zinin 57% të tregut total të fluturimeve në 2017-n, e pandryshuar në krahasim me vitet e mëparshme.

Më pas renditen Austrian Airlines dhe Turkish Airlines, të cilat në vite kanë pasur një pjesë tregu të qëndrueshme prej 7% secila. Listën e vijojnë Adria Airways, me 4% të tregut, dhe më pas me nga 3% secila, Aegean Airlines, British Airways, Pegasus Airlines dhe Lufthansa me 2%. Operatorët e rinj, Transavia dhe Wizz Air kanë marrë përkatësisht 2% dhe 1% të tregut.

Edhe për në vendet e tjera të Europës të udhëtosh nga Rinasi është shumë shtrenjtë në ditët e fundit të gushtit. Nga Tirana në Frankfurt, çmimet variojnë nga 275 euro, deri në 643 euro për të fluturuar në datën 25 gusht.

Për në Londër, me Wizz Air, që është një operator low cost, bileta nga Tirana në fund të gushtit kushton vetëm një drejtim minimumi 370 euro (nga Shkupi bileta është 235 euro, ose 57% më lirë). Anasjelltas, nga Londra në Tiranë mund të gjesh biletë edhe me 55-70 euro.

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil pohuan për Monitor se gjithmonë në sezonin e verës, çmimet e biletave janë më të shtrenjta dhe kjo është një tendencë botërore. Por këtë gusht është konstatuar një kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion përmes Rinasit, ndërkohë që nga ana tjetër kompanitë ajrore nuk po shtojnë avionë, pasi ka kosto të larta marrja e avionëve me qira, çka është shoqëruar me çmime më të shtrenjta.

Fundi i gushtit përkon me kohën kur emigrantët kthehen në shtëpi, ndaj kërkesa është e lartë dhe çmimet të shtrenjta, ndryshe nga biletat nga vendet e ndryshme të Europës drejt Rinasi, ku biletat janë të lira. Tendenca e kundërt ishte në fillim të gushtit.

Tarifat e larta në Rinas pengojnë shtimin e linjave
Një tjetër faktor që ndikon në biletat e shtrenjta, sipas burimeve nga Autoriteti i Aviacionit Civil janë tarifat e lartaaeroportuale të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit, një problem që ata e kanë diskutuar edhe me ekspertë të BE-së. Tarifat e larta pengojnë shtimin e linjave dhe futjen e operatorëve low cost. P.sh., taksat që paguan Ryanair, -një prej operatorëve më të mëdhenj me kosto të ulët në Europë, për çdo pasagjer në aeroportet e tjera është 6-8 euro, ndërsa në Rinas do të duhet të paguante 40 euro. Rishikimi i kontratës së vitit 2004 është kyç, thonë burimet e Autoritetit, teksa tashmë është hapur auditi, i cili do të përcaktojë se nëse koncesionari i aeroportit e ka nxjerrë investimin, atëhere do t’u duhet të rishikojnë tarifat.

Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion aeroportin e vetëm në vend, deklaroi për vitin 2017 fitime prej rreth 21 milionë eurosh, me një normë fitimi prej 47%, duke e renditur atë ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.

Vonesa në aeroporte
Krahas çmimeve të larta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017. Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.

Paraardhëse

Berisha me deklaratën e fortë: Këta janë fajtorët e vërtetë në Vlorë, ku krimi dhe frika kanë ‘pushtuar’ qytetin

Pasardhëse

PD me akuza tronditëse: Rama i fal 7 milionë euro Vilma Nushit

Pasardhëse

PD me akuza tronditëse: Rama i fal 7 milionë euro Vilma Nushit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.