• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shifra tmerruese, Shqipëria po tkurret çdo ditë e më shumë, ja çfarë tregojnë të dhënat e fundit zyrtare

14 August, 2018
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018, pasqyron një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017, raportoi sot INSTAT, një e dhënë dramatike për tranzicionin e thellë demografik ku është përfshirë vendi.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Gjatë tremujorit të dytë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 769 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 763 numrin e vdekjeve.

Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në pesë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Vlorës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 164 numrin e lindjeve.

Lindjet rënie me 25.3%

Lindjet Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë, 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2018, regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 87 lindje, me një rënie prej 22,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.851 lindje, të cilat shënojnë rënie me 22,2 % në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Të gjitha qarqet pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Beratit me 36,5 % dhe qarku i Vlorës me 33,6 %.

Vdekjet rënie me 2.2%

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.088 vdekje, me një rënie prej 3,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 124 vdekje, me një rënie prej 5,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Gjatë tremujorit të dytë 2018, vetëm tre qarqe pësuan rritje, ndërsa tetë qarqe pësuan rënie të numrit të vdekjeve, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Gjirokastrës me 19,9 %./ monitor

Paraardhëse

Sulm i koordinuar, banda u vë flakën 80 makinave

Pasardhëse

“Shpenzimet e çmendura të qeverisë, 229 milionë euro për luks, makina, karburant, bileta avioni”

Pasardhëse

"Shpenzimet e çmendura të qeverisë, 229 milionë euro për luks, makina, karburant, bileta avioni”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.