• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ritvani përballet me akuzat: “U hakmorra, më akuzonin si grabitës pulash” (VIDEO)

13 August, 2018
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përpara se të futej në sallën e gjyqit autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj u përball me irritimin e familjarëve të 8 viktimave të masakruara prej tij pasditen e së premtes në fshatin Resulaj.

Me t’u ulur në bankën e të akuzuarit, “gjyqin” fillimisht ia bënë gazetarët.

“Fol pse e bëre? Je penduar”?

Pavarësisht zemëratës së tyre, Zykaj u shfaq i ftohtë duke i parë në sy të gjithë të pranishmit në sallën e gjyqit, duke mos i kthyer përgjigje.

“Se atje bëje trimin, pse i vrave”?

Vendimi i dhënë nga togat e zeza për autorin e vrasjes së tetë personave në fshatin Resulaj ishte “arrest me burg”. Ndaj tij rëndojnë tre vepra penale; ” Vrasje me paramendim, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje të armëve luftarake dhe municionit”.

Nisur nga sensibiliteti që krijoi masakra e 10 Gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës, më shumë se 15 avokatë refuzuan ta merrnin në mbrojtje 24-vjeçarin, mes të cilëve edhe ata të caktuar kryesisht nga shteti.

U deshën 15 minuta nga nisja e seancës gjyqësore që në sallë të shfaqej një avokat i caktuar kryesisht nga shteti. Sakaq në sallën e gjyqit nuk u lejua të hyjë asnjë prej familjarëve të viktimave.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se Ridvan Zykaj ka pranuar krimin e 8-fishtë duke thënë të vetmen fjali: “I vrava se më akuzonin mua për grabitjet e pulave”.

Por teksa 24-vjeçari u dërgua në ambientet e paraburgimit jashtë ambienteve të Gjykatës së Vlorës familjarë të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit që mbetën të vrarë në ngjarjen e 21 Janarit, mbanin në duar krahah fotos së autorëve që vranë nënën dhe djalin, me pankarta në duar kërkonin dënim maksimal për autorët.

Fshati Resulaj i Vlorës u trondit të pasditen e së premtes nga një ngjarje e rëndë ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me gjakfothtësi tetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

VIDEO:

Paraardhëse

Trafikuan 800 kg drogë në Gjermani, ja se si u zbuluan trafikantët shqiptarë të kokainës

Pasardhëse

A e prek kriza turke Shqipërinë? Sot dollari u rrit ndjeshën në tregun vendas

Pasardhëse

A e prek kriza turke Shqipërinë? Sot dollari u rrit ndjeshën në tregun vendas

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Çfarë ndodhi? Noizy thirret në gjykatë, dyshohet se…

Nga lajme10
24 February, 2026
0

Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy është thirrur nga GJKKO për t’u bërë pjesë procesit ndaj Laert...

Screenshot

“Po të isha mashkull…”- Çfarë i tha Brikena Mateos që e habiti?!

24 February, 2026
Screenshot

Habit Gimbo: Ish e dashura më ka tradhtuar me…

24 February, 2026

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

23 February, 2026

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.