• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtatori rindez tensionet Rama-Meta, Presidenti kërkon pazare

12 August, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëdhëniet mes qeverisë dhe Presidencës pritet që të tensionohen akoma dhe më tepër. Kthimi për rishqyrtim i dy ligjeve nga presidenti Ilir Meta solli përplasje të forta mes tyre, por vjeshta do të jetë akoma dhe më e ashpër. Shtatori ka dy çështje të bujshme, marrëveshjen e detit dhe kreun e KLSH. Sa i takon çështjes së kufirit ujor, Meta ka dhënë sinjale se nuk do e zhbllokojë, por pritet që të ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe të zgjidhin situatën.

Çështja e KLSH pritet të shkaktojë akoma dhe më shumë përplasje mes Ramës dhe Metës. Bujar Leskajt i mbaron mandati i tij 7 vjeçar në krye të këtij institucioni dhe sipas përcaktimeve në Kushtetutë dhe ligj, emrin e ri e propozon Presidenti dhe më pas është Kuvendi që bën votimin e tij. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. Presidenti i Republikës 60 ditë para mbarimit të mandatit 7-vjeçar të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ose menjëherë në rast se mandati përfundon në mënyrë të parakohshme, krijon një komision të posaçëm përgjegjës për njoftimin e kandidatëve, për mbledhjen e dosjeve personale të tyre, për përgatitjen e listës me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret, si dhe për përgatitjen e relacionit për Presidentin”, thuhet në nenin 25 të ligjit.

Pra sipas përcaktimeve ligjore është kreu i shtetit ai që bën propozimin dhe mazhoranca e voton. Tani do jetë Rama që do e ketë nën kontroll situatën, pasi teksa Meta i ktheu ligjet, mazhoranca ka në dorë ta refuzojë për kreun e KLSH. E vetmja mënyrë që të kemi një drejtues të ri të KLSH, është përmes konsensusit.

Tentativat për pazare

Gazeta ka mësuar se kreu i shtetit ka nisur tentativat që të hyjë në negociata me qeverinë për të marrë ai drejtimin e KLSH. Ky institucion është shumë i rëndësishëm, pasi ai dërgon pas hekurave të gjithë emrat e korruptuar. KLSH ka kallëzuar penalisht mbi 700 zyrtarë kohët e fundit dhe Meta po teton të sigurojë kontrollin e këtij institucioni, me qëllim që të nisë sulmet ndaj qeverisë. Por deri më tani kryeministri nuk ka lëshuar pe.

Arsyeja që Meta po mban peng dhe kreun e SHISH është pikërisht lufta për kapjen e institucioneve. Po bëhet gati një vit nga kërkesa e Ramës për të dekretuar Helidon Bendon si pasardhës të Visho Likës dhe presidenti nuk ka bërë asnjë lëvizje. Arsyeja është se Meta kërkon pazar që njëri prej tyre të jetë i emëruari i tij. Shefi i qeverisë deri më tani nuk ka lëshuar pe, pasi bëhet fjalë për dy pozicione të rëndësishme. Nëse Meta merr SHISH, qeveria ka frikën e përgjimeve, kjo pasi nuk është hera e parë kur ky institucion është përdorur për përgjim të kundërshtarëve.

Visho Lika përgjoi një numër të madh deputetësh në 2013. Sa i takon KLSH është një institucion shumë i rëndësishëm që kontrollon performancën e institucioneve shtetërore dhe ai mund të përdoret për goditje të zyrtarëve të caktuar. Për këtë arsye vjeshta do të sjellë një betejë të ashpër mes Ramës dhe metës, e cila nuk dihet e si do të përfundojë. Deri më tani kryeministri ka shmangur kritikat për presidentin, ndërsa ky i fundit nuk ka kursyer thumbimet. Madje në disa raste është rreshtuar dhe krah opozitës. / Kliti TOPALLI

Paraardhëse

‘Bakteri tepër i rrezikshëm shumohet në oriz’, mjekët alarmojnë

Pasardhëse

Banorët shpërthejnë portat dhe përplasen ashpër me policinë në plazhin e Kakomesë

Pasardhëse

Banorët shpërthejnë portat dhe përplasen ashpër me policinë në plazhin e Kakomesë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.