• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Në rastin më të mirë politikanët shqiptarë do të hetohen mbi kurrupsionin në vitin 2020”

3 August, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kur ngritja e çdo institucioni të ri në reformën në drejtësi prej kohësh është jashtë afatesh, me hamendësim mund të flitet edhe se kur do të ngrihet SPAK, struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pjesë e të cilës është edhe njësia speciale Byroja Kombëtare e Hetimit.

Përfaqësuesit e organizatave që po monitorojnë ecurinë e Reformës në Drejtësi thonë se do të jetë e vështirë të ngrihen deri në 2019-ën dhe bëjnë me faj politikën.

“Të dyja palët janë pozicionuar: Njëra thotë se keni dështuar, tjetra thotë jo s’kemi dështuar. Por asnjëra prej tyre nuk besoj se do të ketë vullnetit që të tërhiqet nga ky pozicion përpara përfundimit të zgjedhjeve vendore”, shprehet Jordan Daçi, Qendra e Shtetit të Së Drejtës.

Për të rikthyer dhe një herë në vëmendje, subjektet e SPAK dhe BKH do të jenë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, të cilët nëse provohen në korrupsion apo lidhje me krimin, kanë arsye të jenë të frikësuar më shumë se gjyqtarët e prokurorët nga vetting.

“Do përfundojnë në burg! Sigurisht që edhe Vetting-u do të kishte edhe pasoja të tjera përveçse largimit nga puna. Në një farë mënyre ne i themi ‘Ok’ ke bërë korrupsion, por shko në shtëpi dhe gëzo paratë që ke”, shton Jordan Daçi.

Pritet që vettingu të zgjasë edhe më shumë seç është parashikuar për shkak të vonesës në nisje dhe kohës që ai po merr aktualisht.

“Praktikisht e kanë vonuar dhe frika ime është se ka një kompromis të heshtur midis elitës politike kundër vettingut, për shkak se analizat brenda sistemit tregon se procesi nuk do të zgjasë 3-4 vite sa është premtuar, por do të zgjasë 8-11 vite. E për këtë arsye shumica e politikanëve të sotëm mendojnë se nuk do të jenë subjekt i hetimeve nga strukturat e SPAK që do të ngrihen me rastin më të mirë fundin e vitit të ardhshëm”, shprehet Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike.

Ndërkohë rreziku më i afërt pas rënies së Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë është bllokimi i Gjykatës së Apelit.

“Sepse një i ndaluar me arrest, nëse Gjykata e Apelit dështon për të gjykuar rastin brenda x kohe, automatikisht ai person do të lirohet”, tha Jordan Daçi.

Ligjet e zbatimit të paketës kushtetuese sipas ekspertëve u bënë shpejt duke krijuar ngërçe që duhen zgjidhur patjetër nga Parlamenti. Për vonesën, e dyshuar në këtë mes është vetë politika./tch

Paraardhëse

Rrëfimi tronditës i Maks Velos për Fatos Lubonjën: E merrnin zvarrë në galeri dhe më pas tek biruca

Pasardhëse

I nxehti përvëlues thyen rekorde, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme

Pasardhëse

I nxehti përvëlues thyen rekorde, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.