• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Epiri i Veriut dhe Çamëria i përkasin Shqipërisë,shprehet Kotzias

31 July, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa anëtarë të ‘Demokracisë së Re’ bëjnë lojëra të vogla, thonë gënjeshtra, që gjasme ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur.

Një ditë pasi gazeta greke “Protothema” publikoi pikat e marrëveshjes që po negociohen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Duke iu përgjigjur kritikave të shumta brenda vendit të tij për Epirin e Veriut dhe Çamërinë, Kotzias pranoi kompromisin në lidhje me Epirin, duke thënë se ky territor sot i përket Shqipërisë.

‘Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit?

A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij?’

Kështu u është përgjigjur kritikëve ministri i Jashtëm i Greqisë, ndërsa ka theksuar se nuk është diskutuar dhe as nuk do të diskutohet çështja çame.

Ministri Kotzias bëri apel që të mos ketë pretendime të tilla territoriale. Ai akuzoi opozitën greke se po luan me të ardhmen e vendit.

‘Këto janë çështje serioze dhe jo lojëra’, theksoi Kotzias.

Ministri i Jashtëm solli në vëmendje se çfarë ndodh kur kërkohet ndryshimi i kufijve.

‘Kujtoni disa nga variantet më të këqija të politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet. Këto gjëra nuk janë lojëra.

Disa anëtarë të ‘Demokracisë së Re’ bëjnë lojëra të vogla, thonë gënjeshtra, që gjasme ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur.

Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë?

Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh ministri Kotzias.

E përditshmja greke “Protothema” publikoi të hënën marrëveshjen e negociuar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gazeta i mëshonte faktit se Greqia “humbi Epirin e Veriut”, duke hapur shkrimin me këtë titull. Sipas artikullit të kësaj gazete, dy shtetet kanë rënë dakord që Greqia mos të përmendë termin Epiri i Veriut, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria nuk do të përmendë termin Çamëria. /tvklan.al

Paraardhëse

Një aksident i rëndë dhe një foto pikëlluese

Pasardhëse

Shteti ku paraja nuk asnjë vlerë

Pasardhëse

Shteti ku paraja nuk asnjë vlerë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.