• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapet zyra e Hipotekës në Himarë, Gjonaj: Nis ndarja e çertifikatave më 15 gusht (FOTO)

30 July, 2018
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Banorët e Himarës dhe fshatrave përrreth nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Vlorë apo Sarandë për të marë shërbime që lidhen me pronat e tyre. Që nga dita e sotme Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur në Bashkisë së Himarës një degë të saj, me sportele të dedikuara, ku qytetarët mund të aplikojnë për shërbime hipotekore që lidhen me zyrat rajonale të Sarandës dhe Vlorës.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, njëkohësisht drejtues politik i PS për qarkun Vlorë kanë kryer një inspektim në degën e re të ZRPP në Himarë.

Të dy ministrat janë njohur nga afër me mënyrën se si do të funksionojnë këto sportele si dhe volumin e punës që ajo pritet të ketë, nisur nga aplikimet e deritanishme të bëra në degët e Vlorës dhe Sarandës. Bashkia Himarë përbëhet nga 24 Zona Kadastrale nga të cilat 15 i përkasin ZVRPP Vlorë dhe pjesa tjetër, pra 9 zona i përkasin ZVRPP Sarandë.

Në një prononcim për mediat, pas inspektimit, ministrja e Drejtësisë ka thënë: “Hapja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Bashkinë e Himarës është një risi dhe i përgjigjet prioritetit që Qeveria ka për përmirësimin e shërbimeve. Nëpërmjet kësaj zyre do të mundohemi që t’i ofrojmë shërbime qytetarëve për të gjitha kërkesat e tyre lidhur me aplikimet ne Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që deri dje merrnin rrugën dhe shkonin në Vlorë edhe në Sarandë. Nëpërmjet kësaj zyre ne vendosim modelin e parë se si do t’ju ofrohet shërbim qytetarëve edhe atje ku ne nuk kemi zyra Rajonale, duke ju dhënë akses të gjithë qytetarëve në të gjitha bashkitë”.

Nga ana e tij Ministri Gjiknuri është shprehur: “Realisht ka qenë një premtim i qeverisë, një premtim i mbajtur. Nuk është i vetmi pasi qytetarët e Himarës e dinë se shumë shpejt do të hapet edhe zyra e shërbimit të transportit rrugor. Tashmë është përzgjedhur personeli dhe për pak ditë do të bëhet gati edhe zyra, pra pjesa logjistike dhe ky shërbim do të ofrohet në Bashkinë e Himarës. Me vendimin e fundit të marrë nga qeveria shqiptare në lidhje me problematikat e trashëguara të shtëpive të vjetra në Himarë, ky problem do të marrë zgjidhje. Pra, qytetarët himariotë të cilët për shkak të mangësive të dokumentacionit të trashëguara edhe para viteve 90 nuk kanë pasur dokumentacion, shumë shpejt do të pajisen me certifikatat e shtëpive të tyre”.

Ministrja Gjonaj ka dhënë edhe një tjetër lajm për banorët e fshatit Dhërmi, për të cilët ZRPP ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të këtij fshati.

“Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të fshatit Dhërmi, që janë 815 pasuri, pwr të cilat banorwt që nga 15 gushti do të mundet të marrin certifikatat e pronësisë. ZRPP e ka nisur këtë si një projekt pilot, për ta shtrirë më pas regjistrimin fillestar në të gjitha zonat që i përkasin bashkisë së Himarës. Kjo zyrë ka një vlerë të shtuar për shkak të këtyre shërbimeve të shtuara që do t’u ofrojw banorëve të zonës, me qëllim qw t’u japim zgjidhje njëherë e mirë të gjitha problematikave të paraqitura deri tani lidhur me titujt e pronësisë”, ka thënë Ministrja e Drejtësisë.

Foto:


Paraardhëse

Nga sot ka nisur java e motit ekstrem, ja sa shkojnë temperaturat

Pasardhëse

Kafsha e parë që shihni në këtë foto tregon shumë për personalitetin tuaj

Pasardhëse

Kafsha e parë që shihni në këtë foto tregon shumë për personalitetin tuaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.