• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Helmimi nga ushqimet, 380 raste në urgjencën e QSUT gjatë fundjavës

30 July, 2018
në Aktualitet, Shëndet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Temperaturat kanë shënuar pikun ndërsa produktet ushqimore vijojnë të tregtohen në të njëjtat kushte. Të ekspozuara ndaj diellit. Në mjedise të hapura. Shpesh jashtë çdo standardi higjieno-sanitar. Pavarësisht kësaj shume, qytetarët blejnë të pa shqetësuar.

Kjo deri në momentin që për shkak të problemeve që iu shkakton konsumi i ushqimeve të pasigurta detyrohen të kërkojnë ndihmën e mjekut. Vetëm gjatë kësaj fundjave kryesisht për këtë arsye rreth 380 raste janë paraqitur në urgjencën e shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ne kryesisht i lidhim me mënyrat e të ushqyerit. Ushqimet jo kudo dhe kurdo ruhen ashtu si duhet dhe ne jo gjithnjë kemi mundësi apo përpiqemi të konsumojmë ushqime të sigurta ndaj dhe periudha është e ngarkuar me këto raste. Çdo ditë kemi edhe raste intoksikacionesh, apo toksi-infeksionesh ku para dy ditësh për pak orë u paraqitën 10-12 raste, që kishin konsumuar të njëjtin ushqim në një lokal”, tha mjeku Pëllumb Pipero.

Shumë prej pacientëve kanë mbërritur në spital edhe në gjendje të rëndë. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shpjegon se pas konsumit të një ushqimi të ndenjur organizmi reagon në mënyrë të menjëhershme.

“Ushqimi relativisht i ndenjur dhe i mbingarkuar me toksina bakterore, të cilat merren të gatshme nga organizmi dhe aty bëhet një efekt shumë i shpejt toksik, i cili shoqërohet me të përziera, vjellje, temperaturë ndonjëherë dhe humbje koshiençe, gjendje shoku, por fatmirësisht rastet që kanë ardhur te ne kanë qenë mesatare dhe relativisht të rënda”, tha ai.

Apeli i mjekëve është për kujdes të shtuar me kushtet higjeno-sanitare gjatë mbajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve. Ndërkohë që ata këshillojnë të mos përdoren ushqime të ndenjura edhe në shtëpi.

Paraardhëse

Projekti i madh 1 miliardësh i Ramës mbyllet vetëm me 4 rrugë

Pasardhëse

Kapen dy peshkaqenë në Vlorë, peshkatarët paralajmërojnë: Kujdes (FOTO)

Pasardhëse

Kapen dy peshkaqenë në Vlorë, peshkatarët paralajmërojnë: Kujdes (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.