• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria e bën “zemrën gur”, ja sa para do t’u jepen pensionistëve në fundvit

27 July, 2018
në Aktualitet, Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, kur u ndryshua buxheti i shtetit.

Në aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2018, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët, çka nuk ishte parashikuar në buxhetin e miratuar në fillim të vitit.

Veç fondit për pensionistët, ndryshimi i dytë më i rëndësishëm i buxhetit është ai që rishpërndan paratë për investimet publike. Përmes aktit normativ, qeveria heq 20 milionë dollarë nga investimet me ecuri të ngadaltë duke ja transferuar këto fonde projekteve që kanë realizim më të shpejtë.

Sipas tabelave të aktit normativ, për vitin 2018, investimet publike arrijnë në 86.7 miliardë lekë me një rritje prej 300 milionë lekësh krahasuar me buxhetin e fillim vitit. Paratë shtesë për investime vijnë nga kursimet, kryesisht tek interesat e borxhit.
Në krahun e të ardhurave, ndryshe nga sa u përfol, qeveria vendosi të mos e shkurtojë buxhetin. Në aktin normativ të ardhurat totale në buxhet ruhen në masën 464.2 miliardë lekë, po aq sa ishin në buxhetin e miratuar në fillim të vitit, edhe pse brenda zërave të tyre ka rishpërndarje.

Kështu të ardhurat tatimore janë ulur me 4.5 miliardë lekë krahasuar me fillimin e vitit. Por kjo ulje është kompensuar në të njëjtën masë nga rritja e të ardhurave që vijnë nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore. Rrjedhimisht parametrat kryesorë të buxhetit ruhen të pandryshuar. Këtu përfshihen jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet dhe huamarrja që mbeten në të njëjtat shifra si buxheti fillestar./tch/

Paraardhëse

Sinoptikanët japin alarmin, po vjen vala e të nxehtit, parashikimi i motit për javën e parë të gushtit

Pasardhëse

Pesë ushqime të zakonshme, që iu bëjnë të vini bark, eliminojini nga dieta juaj

Pasardhëse

Pesë ushqime të zakonshme, që iu bëjnë të vini bark, eliminojini nga dieta juaj

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.