• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon Ergys Mërtiri: Unë shpreh dhimbjen për viktimat, mediat e Ramës më thonë që jam ngazëllyer

27 July, 2018
në Aktualitet, Opinion, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Publicisti i njohur, Ergys Mërtiri ka reaguar në lidhje me komentet që janë bërë për shkrimin e tij të ditës së djeshme: “Keqardhje për jetët e humbura, por grekët janë fqinj të këqinj… na kanë vrarë e marrë territor”.
Më poshtë po botojmë të plotë reagimin e tij.

Mediat e Ramës më kanë sulmuar personalisht duke shtrembëruar në mënyrë të paturp, hapur dhe qëllimisht komentet e mija mbi ngjarjet në Greqi.

Fillimisht gazeta TemA, e më pas një lukuni portalesh që punojnë si togë pushkatimi ndaj gjithkujt që bezdis qeverinë me mendimet që shfaq, shkruajtën që unë paskësha bërë një koment, ku ngazëllehesha për viktimat e zjarreve në Greqi.

Duke u kujdesur të theksojnë që në fillim se unë qenkam një komentues që përfaqësoj PD-në, ata përpiqen që, në këtë mënyrë, të përdorin mashtrimin dhe shtrembërimin e fjalëve të mija, si mjet për të goditur mua dhe opozitën. Në fakt, unë nuk jam as anëtar e as militant i Partisë Demokratike dhe nuk bëj pjesë në asnjë forum apo organizim të saj. Nëse shkruaj kundër Edi Ramës dhe jam angazhuar në disa protesta kundër tij, kjo vjen sepse qeverisjen e tij e shoh si një mynxyrë për këtë vend, si asnjë qeveri tjetër më parë. Por, përpjekja për të krijuar lidhje politike në një koment krejt normal dhe fare individual timin, është thjesht dhe vetëm mjerane, që tregon nivelin e qelbit që ka pushtuar mendjet dhe shpirtrat e atyre që janë në anën e këtij pushteti.

Në të vërtetë, që në rreshtin e parë të komentit tim në facebook, kam shprehur, e zeza mbi të bardhë, ndjeshmërinë time ndaj viktimave:
“Ndjej keqardhje për çdo jetë të humbur në Greqi. Vdekja është e tmerrshme dhe të trishton kudo ku e sheh. Solidariteti njerëzor duhet të qëndrojë përmbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.”

E si mund të thuash se qenkam ngazëllyer për viktimat? Por, nga ana tjetër, jam përpjekur të sqaroj gjithashtu se kjo keqardhje nuk duhet të ngatërrohet me përgjithësime konceptesh me domethënie politike si “fqinjësia e mirë”:
“Po të jetë për fqinjësi ata kanë qenë fqinj të këqinj për ne. Na kanë marrë territor, na kanë vrarë, persekutuar, përzënë nga shtëpitë dhe ende nuk i pranojnë krimet e tyre. Natyrisht, unë arrij të dalloj grekun e thjeshtë nga politikat shoviniste të vendit të tij dhe nuk fajësoj çdo grek tek e tek për to. Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia që i adresohet njeriut si qenie njerëzore nuk duhet të ngatërrohet me nocione kolektive njësish etniko-politike si fqinjësia.”

Mund të diskutojmë sa të doni, nëse biem apo nuk biem dakord në këtë që unë mendoj, por nuk ka njeri që gëzon një shëndet mendor normal, që të mos kuptojë se këtu nuk ka kurrfarë ngazëllimi për viktimat apo urrejtje për grekët. Në bindjet e mija unë mbroj nacionalizmin humanist, që kërkon një rregullim të shtetit-komb në harmoni me të drejtat dhe dinjitetin e kombeve të tjerë, përfshi këtu madje dhe ata me të cilat kemi probleme. Nuk ka kuptim sesi të jem antigrek, e aq më tepër të gëzohem për viktima të pafajshme nga një fatkeqësi dramatike si kjo.

Ajo çfarë kam shprehur në statusin tim në facebook është se përballë tragjedish të tilla nuk ka përse të hyjë në referencë fqinjësia. Natyrisht, ta kesh më pranë tragjedinë të bën më të ndjeshëm sesa kur ajo ndodh, bie fjala në Afrikë apo Australi, pavarësisht se, virtyti e do që, tragjedinë ta vlerësosh njëlloj, kudo ku ajo ndodh. Por, kur “fqinjësia” përdoret si nocion përtej gjeografisë dhe këmbimeve normale mes popujve, termi prodhon një nonsens. Për këtë e shoh si të tepërt përfshirjen e fqinjësisë në empatinë normale njerëzore ndaj viktimave.

Nga ana tjetër, në një plan konceptual, unë e shoh si pa sens dhembshurinë e shprehur në mënyrë kolektive ndaj një populli të tërë, gjë që bën pa dashur spostimin e çështjes, nga rrafshi human në një truall politik. Viktimat janë individuale dhe nuk mund t’i përkasin nocioneve kolektive të konstruktuara, me të cilat ne shenjojmë grupe njerëzish, siç është edhe koncepti “popull grek”, “popull shqiptar” e të tjera. Populli nuk ekziston si një njësi organike, ndaj nuk mund të thuash se ai po vuan një tragjedi ndaj së cilës duhet të solidarizohemi, si populli ndaj popullit.

Ky është qendrimi im dhe çdo përpjekje për të abuzuar duke e paraqitur atë si antigrek apo edhe më keq, si antihuman, është një abuzim bastardësh të motivuar politikisht. Politika e shantazhit që media të tilla i bëjnë çdo njeriu që nuk i shkon pas avazit pushtetit, vret klimën e debatit dhe lirinë e të shprehurit, duke i bërë të gjithë ata që kanë diçka për të thënë, të stepen dhe të tërhiqen në privatësinë e tyre.

Opinioni duhet të reagojë ndaj kësaj klime që po vret mendimin e lirë duke ia lënë në duar hapësirën e mendimit dhe reagimit militantëve që zbrazin mllefe e fyerje nga më patetiket, pa kuptuar fare se çfarë po sulmojnë, e madje edhe pa lexuar as shkrimin e atij që fyejnë. Nëse kjo klimë tolerohet, opinioni publik do të mbetet peng i psikopatëve, injorantëve dhe analfabetëve.

Fjalët KyçeErgys Mërtiri

Paraardhëse

Rusia duhet të përgatitet për surpriza të pakëndshme nga SHBA

Pasardhëse

Udhëtimi me autobusë, qeveria shqiptare mer vendimin e rëndësishëm

Pasardhëse

Udhëtimi me autobusë, qeveria shqiptare mer vendimin e rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.