• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja si po shkelet Kushtetuta nga mazhoranca duke i mbyllur çdo shteg prokurorëve dhe gjyqtarëve

21 July, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mazhoranca socialistë ngulmon në nismën e saj për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vetingut, duke mos i lejuar që të punojnë as si avokatë.
Pasi dështoi me propozimin që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vetingun të mos lejohen të punojnë si avokatë, socialistët duke shmangur diskutimin në komisionin e ligjeve kanë shtuar një amendament direkt për t’u votuar në projektligjin për profesionin e avokatit, votim i cili pritet të bëhet ditën e hënë në Parlament.

Ky amendament që i shtohet nenit 13 të projektligjit, përcakton që nuk mund të ushtrojnë funksionin e avokatit, ato persona që janë shkarkuar nga funksioni publik për arsye të integritetit etik me vendim të organit kompetent.

Por edhe ky amendament si për ironi të fatit bie në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1993, që është marrë me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në atë kohë socialistët ankimonin ligjin për profesionin e Avokatit, i cili përjashtonte nga ky profesion juristët që kishin punuar gjatë kohës së monizmit. Por Gjykata Kushteteuse që në vitin 1993 është shprehur se avokati është një profesion i lirë dhe heqja e së drejtës së profesionit bëhet me vendim gjykate të formës së prerë dhe jo përgjithmonë, por me një afat maksimal deri në 5 vjet.

Por pavarësisht këtij vendimi, nëse socialistët e votojnë amendamentin e shtuar për të penguar të shkarkuarit nga sistemi i drejtësisë të punojnë si avokatë, ky ligj nuk ka se ku të ankimohet. Pasi Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm dy anëtarë, dhe madje një prej tyre, vetë kryetari Bashkim Dedja ndonëse u konfirmua nga vetingu, është ankimuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët i kanë kërkuar komisionerit publik që të ankimojë vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedjes.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/si-po-shkel-kushtetasnje-shteg-per-prokuroret-dhe-gjyqtaret-e-korruptuar-s-behen-dot-as-avokate-560453/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Paraardhëse

Ja përse nuk duhet të marret seriozisht Mustafa Nano

Pasardhëse

Ja mënyra si mund ta shpëtoni jetën e ndonjë njeriu që pëson goditje në tru

Pasardhëse

Ja mënyra si mund ta shpëtoni jetën e ndonjë njeriu që pëson goditje në tru

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.