• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Krimineli i njohur shqiptar bëhet shkas për ‘luftë’ në politikën belge

21 July, 2018
në Aktualitet
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“ Njeri i keq ky Safeti… I nisur nga Shkodra bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, donte të kontrollonte tregun e drogës dhe prostitucionit në Bruksel dhe për kete arsye, ka përdorur të gjitha mjetet: shkatërrim pronash, përdorim të armëve të zjarrit, tentative vrasje, raketa, zhvatje, trafik të qenieve njerëzore…”
Fjalët e mësipërme janë publikuar në një shkrim të gazetës belge “La Derniere Heure” e cila u pasua me një tjetër shkrim (18 korrik) ku shpjegohej se trafikanti shqiptar Safet Rustemi zotëronte një biznes të madh në plazhin e Velipojës, e se madje ai u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e dyfishtë e Boran Bërçamës e bashkëshortes së tij Silvi Ndoci.

Por duket se shkrimet e medias për shqiptarin e rrezikshëm, të dënuar me 22 vite burg në Belgjikë, kanë sjellë gjithashtu dhe një përplasje në politikën e shtetit evropian. Opozita ka kritikuar Ministrin e Emigracionit Theo Francken për mënyrën sesi qeveria e ka “hequr qafe” Rustemin përmes depërtimit. Deputeti i opozitës Uter de Vriend deklaroi se qeveria është kthyer në rrezik për vendin pasi në vend të arrestimit ka shkuar të deportojë shqiptarin e dënuar me burg në Belgjikë. Rezultati? Safet Rustemi ende i lirë sipas të gjitha gjasave në qarkun e Shkodrës edhe pse është njëri ndër më të kërkuarit në Belgjikë.

Madje, për ta bërë edhe më kontroverse situatën, në rastin e depërtimeve, ashtu si dhe me Safet Rustemin, ka qenë shteti belg që i ka paguar “udhëtimin” trafikantit.

‘Kjo mënyrë deportimi me shpejtësi për emigrantët sjell rreziqe. Obsesioni për t’i hequr qafe me nxitim është rrezik për sigurinë tonë” do të deklaronte deputeti opozitar në debat me Ministrin belg Francken.

Kujtojmë se media belge ka shkruar më 18 korrik se Safet Rustemi po shfrytëzon një biznes në plazhin e Velipojës, ku ka rreth 620 shtretër e shezlongë.

“5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojë.”-shkruan “La Derniere Heure”.

Me publikimin e këtyre artikujve, të parët që kanë reaguar kanë qenë eksponentë të opozitës. Ish kryeministri Sali Berisha do të shkruante rreth një javë më parë se krimineli është sponsorizues i PS-së në Shkodër dhe mik i Edi Ramës e deputetit socialist Luan Harusha.

Ky i fundit do të reagonte në lidhje me akuzat duke thënë se familjen Rustemi (Bajri) e kishte thjesht komshie dhe se ai nuk kishte lidhje me Safet Rustemin./Gazeta Express

Per shkrimin origjinal klikoni KETU./Gazeta Express

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/njeri-i-keq-ky-safeti-nje-kriminel-shqiptar-behet-shkas-per-lufte-ne-politiken-belge-560309/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Paraardhëse

Akuza tronditëse të Berishës: Rama ka çuar një listë tek Vettingu! Po hiqen të gjithë veriorët

Pasardhëse

Koalicion PS-PD për integrimin e Shqipërisë?! Flet më në fund Sali Berisha

Pasardhëse

Koalicion PS-PD për integrimin e Shqipërisë?! Flet më në fund Sali Berisha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.